• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Dhimbjet e kokës gjatë gjumit, zbuloni cilat janë arsyet
Home
Shëndet

Dhimbjet e kokës gjatë gjumit, zbuloni cilat janë arsyet

2 February, 2018 Q.Autor Shëndet

Ndodh shpesh që ndonëse jeni në gjumë të thellë, zgjoheni papritur nga një dhimbje e fortë koke që godet. Kjo dhimbje ndikon negativisht në gjumin e natës por edhe në produktivitetin e ditës së nesërme.
Dhimbja e kokës që godet natën është krejt ndryshe nga dhimbja e zakonshme e kokës. Ndonjëherë, mund të biesh për të fjetur me një dhimbje koke ekzistuese që zgjat gjithë natën.
Kjo nuk është dhimbja e natës.
Ajo është krejt ndryshe dhe do ta kuptoni përse në artikullin e mëposhtëm të AgroWeb.org. Dhimbjet e kokës shkaktohen nga faktorë të ndryshëm. Por nëse ato dalin në pah në mes të natës duke prishur gjumin, atëherë faktorët janë të tjerë.
Dhimbja hipnike
Kjo dhimbje ndodh gjatë natës ose kur dremisni. Dhimbja është e mprehtë dhe zgjat nga 15 minuta deri në dy orë. Mjekët besojnë se kjo dhimbje mund të shkaktohet nga rënia e menjëhershme e melatoninës, hormonit që rregullon gjumin. Kjo dhimbje shpaloset kryesisht tek njerëzit mbi 50 vjeç.
Dhimbja e kokës si pasojë e ushqimeve
Disa ushqime që hahen me tepricë shkaktojnë ndryshime në organizëm. Bëhet fjalë për ushqime të konservuara, jo të shëndetshme që nëse hahen në darkë, shkaktojnë dhimbje koke në mes të natës. Djathi dhe produktet e bulmetit shkaktojnë inflamacion dhe dhimbje koke, ndaj nuk duhen ngrënë shumë në darkë.
Dhimbja e kokës si pasojë e sinozitit
Dhimbja e sinozitit prek veshët dhe kokën. Dhimbja përkeqësohet gjatë natës, nëse ajri është shumë i thatë.
Dhimbja shpërthyese
Ndjesia sikur koka do të të shpërthejë nga momenti në moment është një sindromë e pranuar shkencërisht. Kjo dhimbje bën pjesë në çrregullimet e gjumit. Ajo del në pah pikërisht kur dëshironi të flini gjumë dhe nuk flini dot, dhe prek më shumë femrat. Kjo dhimbje mendohet të shkaktohet nga ndonjë lëndim i mundshëm në kokcat e veshit apo një problem me neuronet pikërisht në momentin kur jeni gati për gjumë.
Dhimbjet e akumuluara
Bëhet fjalë për një lloj migrene që prek më shumë meshkujt. Këto dhimbje shfaqen dy ose tre orë pasi keni rënë në gjumë. Dhimbjet janë intensive dhe afatshkurtër. Ato zgjasin 15 minuta deri në gjysmë ore. Dhimbja është në një zonë të caktuar të kokës, pas syrit dhe mund të prekë edhe qafën. Kjo dhimbje mund të shoqërohet edhe me inflamacion të syrit, lëngëzim të syve dhe hundë të bllokuara.
Këto dhimbje janë kronike.
Nëse keni dhimbje të tilla të përsëritura në kohë dhe intensitet, AgroWeb.org ju rekomandon të konsultoheni me një mjek, pasi përmes simptomave mund të zbuloni sëmundje të fshehta, të cilat organizmi i shfaq përmes dhimbjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fëmijë inteligjentë, me dietë peshku
Previous article Ahmetaj sfidon Bashën: Ose unë ose ti dorëheqjen nëse unë kam qenë në makinë me Klodian Zoton

Q.Autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT