• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DHIMBJET E KOKËS/ Cilat janë arsyet shëndetësore që i shkaktojnë
Home
Shëndet

DHIMBJET E KOKËS/ Cilat janë arsyet shëndetësore që i shkaktojnë

17 June, 2024 s.autor Shëndet

Dhimbjet e kokës janë shumë dimensionale dhe tepër të komplikuara.

Secila prej dhimbjeve ka një burim të ndryshëm dhe simptoma unike.

Rrjedhimisht trajtimi i tyre është i ndryshëm.

Deri më tani, sipas të dhënave të AgroWeb.org, ekspertët kanë identifikuar 150 lloje të ndryshme të dhimbjeve të kokës, por më të përhapurat janë:

Dhimbjet E Kokës Si Pasojë E Tensionit

Këto janë dhimbjet më të përhapura të kokës që prekin të rinjtë dhe të rriturit.

Dhimbja është e moderuar dhe ikën e vjen pa simptoma të veçanta.

Migrena

Dhimbjet e kokës janë të forta dhe thumbuese.

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se ato mund të zgjasin nga 4 orë deri në 3 ditë dhe përsëriten një deri në katër herë në muaj.

Migrena shoqërohet me ndjeshmëri të lartë ndaj dritës, zhurmës dhe aromave, të përziera, të vjella, mungesë oreksi dhe dhimbje barku.

Nëse një fëmijë vuan nga migrena ai ose ajo mund të përballet me marramendje, shikim të turbullt, temperaturë dhe dhimbje barku.

Dhimbjet E Përsëritura 

Këto dhimbje manifestohen rreth zonës së syve ose pas kokës dhe janë konstante.

Dhimbja është aq e fortë sa njeriu nuk gjen dot qetësi.

Në shumë raste, njerëzit që vuajnë nga kjo dhimbje nuk qëndrojnë dot ulur as shtrirë.

Në rast se dhimbja është tek zona e syve, sytë skuqen, lotojnë dhe bebja e syrit zvogëlohet.

Flegra e hundës në atë zonë të dhimbjes zmadhohet dhe rrjedh.

Këto dhimbje zakonisht ndodhin një deri në tre herë në ditë dhe mund të zgjasin nga 2 javë deri në 3 muaj.

Secila prej dhimbjeve zgjat nga 15 minuta deri në 3 orë, madje mund ta zgjojë pacientin nga gjumi.

Dhimbjet E Kokës Si Pasojë E Sinozitit

Këto dhimbje shfaqen tek mollëzat, balli ose mes syve.

Dhimbjet shfaqen si pasojë e inflamacionit dhe sinozitit.

Dhimbjet Hormonale

Dhimbjet e kokës si pasojë e hormoneve prekin zakonisht gratë gjatë ciklit, shtatzanisë ose menopauzës.

Ndryshimet hormonale si pasojë e kontraceptivëve janë gjithashtu shkaktarë të dhimbjeve të kokës.

Çfarë Ndodh Në Organizëm Kur Dhemb Koka?

Truri është organi që të tregon kur pjesë të tjera të trupit dhembin, por vetë ai nuk arrin të ndiejë dhembje.

Dhimbja shkaktohet nga një mori sinjalesh mes trurit, nervave dhe enëve të gjakut.

Disa nerva në enët e gjakut dhe muskujt e kokës ndizen dhe i dërgojnë trurit sinjalet e dhimbjes.

Dhimbjet e kokës mund të jenë simptoma shoqëruese të disa sëmundjeve siç janë infeksionet, stresi emocional, depresioni, mungesa e ushqimit, gjumit, medikamentet e tepërta, duhani, alergjitë e të tjerë.

Migrena nga ana tjetër është diçka gjenetike që trashëgohet nga brezi në brez, tregojnë studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org.

Nëse të dy prindërit vuajnë nga migrena, atëherë fëmijët janë 70% të predispozuar të kenë të njëjtin problem.

Shkaqet e migrenës janë akoma të panjohura, por  një teori mjekësore thotë se migrena ka të bëjë me një aktivitet jo të zakonshëm të trurit që shkakton ndryshime në enët e gjakut në tru.

Në secilën prej rasteve AgroWeb.org ju sugjeron të konsultoheni me mjekun, veçanërisht kur dhimbjen bëhen të shpeshta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUHET T'I MËSONI/ Facebook dhe Messenger me opsione të reja
Previous article NUK NDALEN SULMET/ Kreu i agjencisë së OKB-së: Pavarësisht njoftimeve të Izraelit, luftimet në Gaza dhe Rafah po vazhdojnë

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT