• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DHA DOREHEQJEN NGA PRESIDENCA/ Ish-kreu i SHISH kandidat për deputet i LSI
Home
Politikë

DHA DOREHEQJEN NGA PRESIDENCA/ Ish-kreu i SHISH kandidat për deputet i LSI

17 November, 2020 F.autor Politikë

Bahri Shaqiri ka lindur në Tiranë. Edhe eksperiencat e punës dhe karrierën profesionale e ka pasur në këtë qytet.

Megjithatë, Bahri Shaqiri, që deri pak ditë më parë punonte për Ilir Metën si këshilltar për Çështjet e Sigurisë, ka vendosur të garojë në Shijak, aty ku eksperienca e kujtdo që ka garuar, ka qenë e vështirë për shkak të disa grupeve kriminale që dominojnë Shijakun.

Nuk dihet se pse Shaqiri, që për shkak të punës di dosjet e gjithësecilit në atë zonë, ka pranuar sfidën që të garojë për Shijakun në siglën e LSI-së.

Vetë ai, në një prononcim për mediat, thotë se më Shijakun e lidh origjina e tij dhe propozimi për të kandiduar ka ardhur nga ai komunitet.

“Në fakt nxitja erdhi si propozim nga përfaqësues të këtij komuniteti, të cilin e vizitova disa herë pas dy tërmeteve të fuqishme që tronditën, jo vetëm banesat e tyre, por edhe mirëqenien dhe sigurinë e tyre.

Po kështu edhe origjina ime ka rolin e saj në këtë angazhim të ri.

Besoj se hapësirën më të mirë për të qenë vetvetja e shoh te Lëvizja Socialiste për Integrim, me të cilën kam pasur një eksperiencë të shkurtër dhe më parë…”, tha ai

Z.Shaqiri, cila është arsyeja e dorëheqjes tuaj nga detyra e Këshilltarit të Presidentit Meta për Çështjet e Sigurisë Kombëtare?

Kam vendosur të testoj veten time në një sfidë të re, që nuk përputhej me statusin tim.

Dhe cila është kjo sfidë?

Të përfaqësoj komunitetin e Shijakut në zgjedhjet e ardhshme. Jo vetëm kaq, por t’i shërbej këtij komuniteti të mrekullueshëm, që meriton një të ardhme shumë më të mirë.

Si ju lindi kjo ide?

Në fakt nxitja erdhi si propozim nga përfaqësues të këtij komuniteti, të cilin e vizitova disa herë pas dy tërmeteve të fuqishme që tronditën, jo vetëm banesat e tyre, por edhe mirëqenien dhe sigurinë e tyre.
Po kështu edhe origjina ime ka rolin e saj në këtë angazhim të ri.

Përmes cilës force politike do kandidoni?

Besoj se hapësirën më të mirë për të qenë vetëvetja e shoh te Lëvizja Socialiste për Integrim, me të cilën kam patur një eksperiencë të shkurtër dhe më parë.

A pritet që ju të kryesoni listën e LSI për Qarkun e Durrësit?

Motivi im kryesor është të përfaqësoj komunitetin e Shijakut. Natyrisht, që ky kontribut i shtohet të gjithë Qarkut të Durrësit. Por LSI në Durrës nuk fillon me angazhimin tim politik, përkundrazi.

LSI është një forcë tepër solide dhe në rritje të pandërprerë, pranë së cilës janë afruar edhe shumë figura të reja dhe me përvojë, të cilat e drejtojnë dhe e përfaqësojnë me shumë përkushtim e pasion.

Edhe sikur të më kërkohej një gjë e tillë unë nuk do ta pranoja, pasi nuk synoj të përfitoj nga kontributi i të gjithë atyre që kanë punuar me përgjegjshmëri dhe integritet për LSI-në.

Unë synoj të jem një kontribut i shtuar i një ekipi fitues dhe mbi të gjitha të kontribuoj për të ndryshuar faqen e Shijakut, që ka aq shumë resurse për zhvillim. Mbi të gjitha të përfaqësoj qytetarët patriotë dhe punëtorë me vlera të jashtëzakonshme të Shijakut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E BUJSHME/ Trump dhe Melania ndahen më 20 janar, 50 milion USD për Zonjën e Parë
Previous article SHBA/ Biden: Pasoja tragjike nëse Trump nuk bashkërendon reagimin kundër COVID-19

F.autor

Postime të ngjashme

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen… Politikë

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen…

“MBI 200 ARTIKUJ PJESË E NISMËS…”/ Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve” dhe “Kurse”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm Politikë

“MBI 200 ARTIKUJ PJESË E NISMËS…”/ Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve” dhe “Kurse”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT