• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DHA DORËHEQJEN NË MËNYRË ENIGMATIKE”/ Berisha denoncon Mark Markun: Çfarë të shtyn që je bërë avokat i Lul Bravës?
Home
Politikë

“DHA DORËHEQJEN NË MËNYRË ENIGMATIKE”/ Berisha denoncon Mark Markun: Çfarë të shtyn që je bërë avokat i Lul Bravës?

22 January, 2022 Delo.autor Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar nga Rrësheni, ish-deputetin Mark Marku, i cili dha dorëheqjen nga mandati i fituar në zgjedhjet e 25 prillit, se tani është bërë “avokat” i kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Berisha tha se dorëheqja e Markut ishte enigmatike dhe e gabuar.

“Mark Marku bëri një diskutim shumë të mirë në Kuvendin e PD në qershor, e bëri gabim të madh në mënyrë enigmatike që dha dorëheqjën se ai duhet të vinte te ju më përpara se e keni të pa tharë djersën akoma që punuat për votën e tij por nuk erdhi”.

“Je bërë një avokat i Lul Bravës”, iu drejtua Berisha nga foltorja e Rrëshenit.

“Çfarë të shtyn ty, pedagog, intelektual, njeri i lexuar, çfarë të shtyn të bëhesh avokat i një njeriu që, atyre që të nderuan ty, të dhanë mandatin u hedh gaz, helm e bomba shurdhuese dhe u thotë se 1958 vota, janë 5004 vota?”, tha Berisha.

Deklarata e Berishës: Mark Markun kur pranoi kandidimin për deputet, e pyeta mirë, se ai 8 vite, unë nuk i mohoj kurrë kujt kontributin, ai 8 vite qëndroi kundër Ramës, mund të bënte zgjidhje të tjera, por ai në mënyrë konsistente, por hajde merre vesh, a mund ta marë vesh kush tani Mark Markun?

Mark Marku bëri një diskutim shumë të mirë në Kuvendin e PD në qershor, e bëri gabim të madh në mënyrë enigmatike që dha dorëheqjën se ai duhet të vinte te ju më përpara
se e keni të pa tharë djersën akoma që punuat për votën e tij por nuk erdhi.

Kam një pyetje tjetër për të tani këtu.

Le ta pyesim së bashku zotin Mark, mirë kuvendit të qershorit i the gjithato, po tani për kuvendin e 1958- 5004 pse s’po thua ndonjë fjalë ti?

Je bërë një avokat i Lul Bravës.

Çfarë të shtyn ty, pedagog, intelektual, njeri i lexuar, çfarë të shtyn të behesh avokat i një njeriu që atyre që të nderuan ty, të dhanë mandatin, u hedh gaz, helm e bomba shurdhuese dhe u thotë se 1958 vota, janë 5004 vota?

Zotëri ky qëndrim është aktakuza më e rëndë që i bën vetes tënde ti, mua absolutisht vlerësoj cdo kundërshar që del, por ndiej dhimbje të madhe kur njeriu arrin të sillet në këtë mënyrë ndaj vetes së tij.

Dal tek fjala ne me besë me njëri tjetrin e veten tonë në këtë betejë s’do kemi kurrë të ndalur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET PËR UKRAINËN/ Analiza e CNN: Pokerit të Putinit po i vjen fundi
Previous article BOTA DREJT NJË LUFTE TË RE? Irani, Rusia dhe Kina nisin stërvitjen e përbashkët ushtarake në Oqeanin Indian

Delo.autor

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT