Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka reaguar pas lajmit që katër ushtarakë kanë refuzuar të kthehen në Shqipëri pas misionit të trajnimit të zhvilluar në Angli.
Në reagimin e tij, Demiraj, si ish-Komandant i Regjimentit Komando dhe Forcave Speciale Shqiptare e konsideron të patolerueshëm dhe të papranueshem dezertimin e 4 ushtarëve nën uniformë.
Demiraj e mbyll reagimin e tij duke u bërë thirrje 4 ushtarakëve të kthehen sa më parë në atdhe.
Postimi i plotë i Dritan Demiraj
Të dashur miq, kolege!
Sot u njoha me lajmin e dezertimit te katër ushtarakëve pjesë e forcave Komando, që ishin me mision trajnues në Angli, por qe nuk janë kthyer në përfundim të trajnimit.
Si ish-Komandant i Regjimentit Komando dhe Forcave Speciale Shqiptare e konsideroj të patolerueshmem dhe papranueshem dezertimin e 4 ushtarëve nën uniformë.
Megjithese e di qe pagesa, trajtimi dhe kushtet e punes jane te nivelit te ulet, (dhe kjo jo vetem tani) perseri kete veprim se justifikon as mungesa e shpresës në vend, as keto kushte, pasi ushtaraket kanë bërë betimin në Flamur.
Te dashur kolege!
Ne jemi vend antar i NATO-s dhe meritojmë respekt brenda dhe jashtë vendit….
Në himnin tonë Kombëtar ka një varg të bukur që thotë:
“Prej lufte veç ai largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!”.
Me qellimin qe ti qëndrojmë besnik ketij betimi, i bëj thirrje 4 ushtarakëve të kthehen sa më parë në atdhe.
Të larguarit janë: Ylber Tokrri, Aleksander Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi


