• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Detaji i rëndë nga vrasja e shqiptares në Gjermani, burri e qëlloi kur…
Home
Aktualitet
Kronikë

Detaji i rëndë nga vrasja e shqiptares në Gjermani, burri e qëlloi kur…

4 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja lidhur me vrasjen e kosovares në Winterlingen. Një nëpunës policor ia vendos prangat dhe një kapelë mbi kokë shtetasit nga Serbia, Dugi G. dhe menjëherë e dërgon në paraburgim vrasësin e dyshuar.

Fund i hidhur i një drame familjare vdekjeprurëse, në Winterlingen të Gjermanisë. Dugi G. (48) dyshohet se e ka vrarë bashkëshorten e tij kosovare Mervete G. (41). Katër fëmijët e përbashkët të çiftit (6, 8, 12 dhe 17-vjeç), tashmë nuk kanë nënë, ndërsa babai i tyre është në paraburgim.

Gjashtë mijë banorët e Komunës Winterlingen janë tronditur: Pak pas orës 19.00, shumë dëshmitarë i janë lajmëruar policisë, se në banesën e familjes në fjalë janë dëgjuar të shtëna. Në vendngjarje kanë arritur katër patrulla policore.

Para ndërtesës ka qëndruar Dugi G. me duar të ngritura lart, duke u arrestuar pa dhënë ndonjë rezistencë. Një zëdhënës i policisë ka deklaruar për “Bild”: “Në banesë kemi gjetur bashkëshorten e vdekur të shtrirë përtoke. Vajza shtatëmbëdhjetëvjeçare ka pësuar lëndime të lehta”.

Policia dyshon se Dugi G. me pistoletë apo revolver, me disa të shtëna e ka qëlluar bashkëshorten. Arma i është sekuestruar, transmeton Albinfo.ch.
Ajo që është më e keqja: Të katër fëmijët gjatë krimit kanë qenë në banesë.

Kryebashkiaku Michael Maier (53, CDU) pohon: “Fëmijët menjëherë janë përkujdesur nga Kryqi i Kuq, ndërsa tani janë nën përkujdesje të familjarëve”. Një mik i familjes: “Gjyshërit kanë ardhur nga Zvicra për t’u përkujdesur për fëmijët”.

Komisioni për krime të rënda do të duhet të qartësojë se si ka ardhur deri te ky krim makabër. Një fqinj i tyre ka theksuar: “Bashkëshortja donte të ndahej nga burri i saj”.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Putin dhe Erdoğan hedhin gurthemelin e centralit bërthamor, çfarë fshihet pas saj?
Previous article Shtrëngim duarsh e buzëqeshje, ky veprim i Putin do të kishte pasoja të mëdha mbi Turqinë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË KLOS/ 33-vjeçari mbytet në ujërat e lumit Mat Aktualitet

E RËNDË NË KLOS/ 33-vjeçari mbytet në ujërat e lumit Mat

DETAJE NGA VRASJA NË SHKODËR/ A u ekzekutua Aleksandër Koçeku për hakmarrje? Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba Aktualitet

DETAJE NGA VRASJA NË SHKODËR/ A u ekzekutua Aleksandër Koçeku për hakmarrje? Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba

TRONDITET VLORA/ Vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar Aktualitet

TRONDITET VLORA/ Vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT