• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Zhdukja pa gjurmë e “Koçoles” dhe Sulovarit në Sarandë u dirigjua nga burgu, si urdhrat jepeshin nga qelia…
Home
Breaking News

DETAJET/ Zhdukja pa gjurmë e “Koçoles” dhe Sulovarit në Sarandë u dirigjua nga burgu, si urdhrat jepeshin nga qelia…

28 May, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjashtë persona dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë në rrëmbimin dhe më pas zhdukjen pa gjurmë të dy personave në qytetin e Sarandës, më konkretisht Leonard Thodhori njohur si “Koçole” dhe miku i tij Fatmir Sulovari. Nga hetimet e kryera deri më tani, ka dyshime të forta se pjesëmarës në këtë ngjarje të rëndë është dhe një i dënuar me burgim të përjetshëm. Personi në fjalë është i identifikuar me inicialet A.T, nga veriu i Shqipërisë.

Po cili ka qenë roli i të dënuarit?

Dyshohet se i dënuari përjetë ka orientuar njerëzit nga qelitë e burgut ku vuan dënimin, kjo për shkak se ai ka miqësi dhe ka vuajtur një pjesë të dënimit në të njëjtin burg, me të dyshuarin tjetër të kësaj ngjarje, shtetasin Ledjan A. nga Saranda.

Policia kriminale e Vlorës dhe e Sarandës pas mbledhjes së provave: Dyshohet të jetë urdhëruar nga burgu

Informacionet e mbledhura dëshmojnë se rrëmbimi dhe më pas vrasja e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit, dyshohet të jetë dirigjuar nga ambientet e burgut. Ngjarja lidhet me përplasjen për trafikun e hashashit dhe kokainës nga Shqipëria në drejtim të Greqisë dhe ishullit të Kusturit, biznes ky që gjatë këtyre 6 muajve solli një seri vrasjesh të ndodhura në Sarandë, Tiranë dhe shtetin grek.

“Koçolja” dhe Sulovari, u zhdukën në rrethana misterioze në 6 Prill 2023, teksa shihen në pamje filmike që hipin në një Benz-Mercedez me targa greke dhe nuk dihet ende dhe sot ku ndodhen trupat e tyre.

Për këtë ngjarje vetëm një person është arrestuar, Sofokli Baxheri, i cili akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Baxheri ka dijeni mbi identitetin e personave që kanë përdorur vilën e marë me qira dhe benzin e përdorur në rrëmbimin e dy personave, por nuk është treguar bashkëpunues. Ai ka dhënë një dëshmi kontradiktore përballë grupit të hetimit, duke u shprehur se shtëpinë ia kishte dhënë me qira një personi që jetonte jashtë shtetit dhe nuk e njihte.

Por policia dhe Prokuroria e Sarandës, janë të bindur që në këtë shtëpi kanë qëndruar anëtarët e grupit kriminal që kanë kryer vrasjen e dy personave dhe vendosjen e tritolit në banesën e ndërtuesit Afëz Kulla, ngjarje kjo e ndodhur në 5 Dhjetor 2022 në Sarandë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KEISI MEDINI NË "HALL": Djemtë kanë frikë nga Sabjani, do ngel pa martuar
Previous article ZGJEDHJET NË TURQI/ Përfundon votimi, fillon procesi i numërimit

s.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT