• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Zbardhet sulmi me armë zjarri ndaj biznesit në Shkodër, arrestohet pronari, shpallet në kërkim 32-vjeçari
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ Zbardhet sulmi me armë zjarri ndaj biznesit në Shkodër, arrestohet pronari, shpallet në kërkim 32-vjeçari

24 May, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 22 mars 2022, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një furre buke.

Policia ka bërë me dije se është vënë në pranga pronari i këtij biznesi, Sadet Sala, i cili nga hetimet rezulton i përfshirë në konfliktin me armë zjarri me shtetasin Armando Ndreu.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 22.03.2022, në lagjen “Skëndërbeg” në Shkodër, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një biznesi (furrë buke), kanë organizuar dhe finalizuar operaionin policor të koduar “Bakery”.

Si rezultat i këtij operacioni, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Shkodër, është bërë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Sadet Sala 28 vjeç, banues në fshatin Barbullush.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 03.04.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Sadet Sala ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Armando Ndreu, 32 vjeç, banues në Shkodër, i cili pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin 28-vjeçarin, ka qëlluar i pari në drejtim të biznesit në pronësi të tij, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Sakaq, vijon puna për kapjen e Armando Ndreu, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA SHBA NË MYKONOS/ Arbana Osmani në “tur” pushimesh, ndan fotot e ëmbla në rrjet
Previous article "KËRKONTE DREJTËSI PËR DJALIN, POR..."/ Gazetari: Fatmira Dedaj u planifikua të ekzekutohej tek varri i të birit

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT