• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Vrasësi gjakftohtë, Ramiz Mici, tregon si masakroi për vdekje Jetlirën: Mora thikën, pa i thënë asnjë fjalë…
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ Vrasësi gjakftohtë, Ramiz Mici, tregon si masakroi për vdekje Jetlirën: Mora thikën, pa i thënë asnjë fjalë…

1 August, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ramiz Mici ka treguar për herë të parë se çfarë ka ndodhur ditën që vendosi të vriste bashkëjetuesen e tij, Jetlirën, nënë e dy fëmijëve. I dyshuari, bëhet me dije për burime të sigurta të Gazetasi.al ka rrëfyer se lidhja intime nisi me viktimën kur të dy ata ishin të martuar dhe bëhet fjalë për një histori 8-vjeçare. Një lidhje që i çoi të dy në ndarje dhe që më pas në një luftë xhelozie nga njëra anë, por edhe mërish nga ana e familjarëve të vrasësit, të cilët një vit më parë shkëputën lidhjet me të, si një shenjë refuzimi për bashkëjetesën e dy të rinjve.

“Të martën e datës 26.07.2022, ne debatuam me njëri-tjetrin dhe atë ditë Jetlira me ka goditur me shpullë. Më pas, të nesërmen ka shkuar në polici për t’u ankuar ndaj meje dhe punonjësit e policisë më kanë shoqëruar. Nga ajo ditë ne nuk qëndruam më bashkë, unë qëndrova në katin e dytë dhe ajo në të parin të të njëjtës ndërtesë. Në datën 29 korrik isha në shtëpi dhe pa punë dhe në mëngjes mora vesh nga postieri se Jetlira kishte kërkuar urdhër- mbrojtjeje ndaj meje dhe më pas më njoftoi një punonjës policie për datën e gjyqit. Më vonë, orën nuk e mbaj mend, pa asnjë lloj arsyeje kam marrë një thikë në dorë nga shtëpia dhe kam shkuar në katin e parë, ku banonte Jetlira dhe pasi kam hapur derën e katit të parë, hyra brenda. Jetlira ka dëgjuar zhurmat dhe ka ndezur dritën. Në atë moment, pa thënë asnjë fjalë, e kam goditur Jetlirën me thikë 2-3 herë, nuk  e mbaj mend mirë, më pas jam larguar,”-tregoi ai.

Pasi qëndroi i fshehur dy ditët e fundit në një ullishte, derisa vendosi të afrohet pranë urës së Zaranikës, ku dhe e konstatoi policia. Në dosje përshkruhet për Gazeta Si se gruaja mbante veshur një bluzë pa mëngë me ngjyrë të zezë dhe me mbishkrimin “LOVE” dhe pantallona të shkurtra me ngjyrë si të bardhë. Ndërsa pranë trupit të saj u gjet një kuletë dhe 2 copë fletë-thirrje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Nëna e dy fëmijëve, të moshës 37 vjeç, u qëllua në gjoks dhe në kokë me armë të ftohtë nga Ramiz Mici, i cili sapo kreu krimin, u largua, duke lënë gjithçka në vend, përfshi edhe kuletën “Hugo Boss” dhe paratë që gjendeshin në të, si dhe telefonin. Sipas dosjes që disponon Gazetasi.al, babai i Jetlirës kujton për policinë se e bija ishte ndarë dy vite më parë nga bashkëshorti i parë dhe vendosi të bashkëjetojë me Ramizin.

Në këto debate, sipas policisë, gruaja nga martesa e parë ka marrë dy fëmijët e Ramizit, për këtë arsye dhe Ramizi ka shkuar ne Greqi. Policia thotë se kur bashkëjetuesi u kthye nga Greqia, ata u pajtuan sërish dhe nisën bashkëjetesën deri ditën kur u grindën sërish dhe gruaja kërkoi ndihmën e policisë. Derisa i mori jetën mëngjesit të të shtunës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK ËSHTË ZILIQAR..."/ Sara zbulon 3 gjërat me të cilat Ledri e bëri për vete
Previous article REAGIMI I SHPEJTË/ Tensionet mes Serbisë dhe Kosovë, pse NATO është e përgatitur për të ndërhyrë

F.autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT