Një 39-vjeçar me origjinë shqiptare mbeti i vrarë nga plumbat e bandës në një kafene në Nea Joni në orët e para të së mërkurës së 22 shkurtit , i cili duket se ka qenë në vendin e gabuar në kohën e gabuar.
Pas kësaj ngjarje të rëndë fshihen 7 shtetas shqiptarë që konsiderohen nga autoritetet greke si kriminelë të rrezikshëm të arrestuar më parë dhe të lënë të lirë. Banda përbëhet nga 10-11 persona me kombësi shqiptare, të cilët aktivizohen gjatë natës në rastet e zhvatjes, trafikut të drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Zona e tyre e veprimit është qendra e Athinës, pranë stacionit të Larisës, ndërsa selia e tyre është një klub në Sepolia, nga ku banda ka marrë edhe emrin.


