• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ U përdor për vrasjen e bujshme: Si u grabit makina çiftit në Tiranë teksa kryenin s*ks
Home
Breaking News

DETAJET/ U përdor për vrasjen e bujshme: Si u grabit makina çiftit në Tiranë teksa kryenin s*ks

21 August, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Teksa Leart Haxhiu po zhvillon betejën e tij ligjore me drejtësinë Greke, duke shpresuar ti shpëtojë ekstradimit në Shqipëri, prokuroria e Fierit vijon hetime për rastin e vrasjes së Besnik Hidës, ngjarje e ndodhur në 1 Tetor 2019 në qytetin e Lushnjës.

Për këtë krim, është arrestuar Orges Bilbili, ndërsa janë shpallur në kërkim ndërkombëtar Laert Haxhiu dhe Ardian Ahmeti.

Por gjatë veprimeve hetimore, prokuroria ka zbuluar se mjeti tip “Fiat Croma” që është përdorur në vrasje, është vjedhur në zonën e Mëzezit në Tiranë, në një formë krejt të veçantë.

Sipas dosjes hetimore, brenda mjetit me targë AA913ML ndodheshin Endri.H dhe e dashura e tij Ermira.L. Dy të rinjtë kishin parkuar makinën në zonën pas “Casa Italia” dhe teksa kryenin marëdhënie seksuale, janë përballur me persona të panjohur dhe të armatosur me pistoleta me silenciatorë.

Gjithçka ka ndodhur në 24 shtator 2019 kur rreth orës 19:40, para çiftit është shfaqur një person duke i thënë “…Policia mos lëviz…”.

Sips dëshmisë së Endri.H, dy personat që e kishin rrethuar kanë dalë nga një automjet “Mercedes-Benz”. Njëri prej tyre e ka goditur me shuplakë, ndërsa tjetri që mbante pistoletë i ka pohuar: ”…policia mos lëviz…dilni nga makina…”.

Ky person ishte i gjatë rreth 180 cm, trup i dobët dhe me flokët të ngritura përpjetë, dhe kur fliste kishte theksin e Beratit dhe Fierit.

Endri ka dalë nga makina dhe ky person i ka vendosur sendin si pistoletë në pjesën e kurrizit dhe ai është ulur në gjunjë në rrugë pranë mjetit.

Në këtë kohë personi tjetër, i cili ishte trup i shkurtër, me trup mesatar, i cili mbante një bluzë me zinxhir, me kapuç në kokë është afruar pranë tyre, ka dalë nga pjesa e pasme e mjetit dhe prej andej ai ka zbritur Ermirën, e cila ishte në sediljen e pasme të mjetit.

Në kohën që të dy këta persona po merreshin me ta, automjeti tip “Benz Mercedes C Clasik”, është ndezur ka dhënë gaz dhe me shpejtësi është larguar.

“…personi që ishte trup vogël me kapuç në kokë, ka hipur në sediljen e drejtuesit të mjetit “Fiat Croma”. Personi me trup të gjatë që më mbante nën kërcënimim e pistoletës, ka hipur në sediljen e parë të pasagjerit dhe më pas ata janë larguar me shpejtësi në drejtim të rrugës së lagjes “Astir”. Sapo ata janë larguar unë kam njoftuar policinë…”-ka treguar në dëshminë e tij Endri.H.

Sipas tij makina e vjedhur në Tiranë që më pas u përdor në vrasjen e Besnik Hidës në Lushnjë, i përkistet hallës së Endrit, shtetases K.S, por për shkak se halla ishte larguar në Itali, makinën e përdorte nipi.

Rreth kësaj ngjarje është marë në pyetje dhe Ermira.L, e dashura e Endrite cila ka treguar të njëjtat rrethana.

Nga hetimet e policisë makina tip “Fiat Croma” pas vjedhjes, ka dalë në zonën e TEG-ut duke u drejtuar në Elbasan.

Pavarësisht se në Elbasan, u ngrit një postobllok policie për kapjen e makinës, sërisht nuk u realizua ndalimi. Gjashtë ditë më pas, mjeti u përdor në 1 Tetor 2019 në vrasjen e Bensik Hidës në Lushnjë./Ora

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARANDALOHET TRAGJEDIA NË DIBËR/ Goditi me sende të forta 3 anëtarë të familjes së tij, arrestohet 27-vjeçari
Previous article EMRI/ Autor i 8 vjedhjeve dhe 6 tentativave nga qershori në gusht, kapet skifteri i verës në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT