• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ U kap me 2 çanta me eksplozivë, 29-vjeçari është pengmarrësi i dy të zhdukurve në Sarandë
Home
Breaking News

DETAJET/ U kap me 2 çanta me eksplozivë, 29-vjeçari është pengmarrësi i dy të zhdukurve në Sarandë

30 August, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 29-vjeçar është arrestuar për zhdukjen e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovari, të cilët humbën kontaketet me familjarët që prej 9 prillit të këtij viti. Lidhur me këtë ngjarje është shpallur në kërkim një 25-vjeçar.

Në pranga u vu Albi Meçini, 29 vjeç, i dënuar më herët i dënuar më parë për dhënie ndihmë 4 personave (Admir Tafili, Fran Marashi, Gëzim Gora, Artur Gora) për largim nga burgu i Drenovës – ngjarja e bujshme e ndodhur në nëntor të 2013-ës.

Albi Meçini dyshohet po ashtu se do të kryente një atentat në bashkëpunim me dy persona të tjerë, të shpallur gjithashtu në kërkim.Do kryente atentat”

Aksioni për ndalimin e tij u krye nga policia e Fierit. Blutë njoftuan se i riu me banim në Kamzë u ndalua në aksin rrugor “Mbrostar-Fier”. Policia sekuestroi 2 çanta brenda të cilave ishin 2 pako me rreth 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, të montuara me celularë, për shpërthim në distancë. Te dyja çantat u gjetën në afërsi të automjetit të Meçinit.

Gjithashtu, nga kontrolli i zonës ku u kap 29-vjeçari, u gjet një tjetër automjet në brendësi të të cilit ishin 3 bidona me lëndë djegëse benzinë. Nga veprimet hetimore rezulton se 29-vjeçari, në bashkëpunim me shteasit A. M., 27 vjeç, banues në Dibër dhe E. C., 25 vjeç, banues në Tiranë (të cilët u shpallën në kërkim), i kishin siguruar këto kushte dhe mjete, me qëllim kryerjen e një atentati.

Policia sekuestroi 2 automjetet, 2 çantat me rreth 21.3 kg lëndë plasëse artizanale, e montuar me celularë, për shpërthim në distancë, 3 bidonë me benzinë dhe 4 celularë.

Autor i zhdukjes së dyfishtë në Sarandë

Albi Meçini, sipas hetimeve, rezulton i përfshirë edhe në rrëmbimin e dyfishtë në Sarandë disa muaj më parë.

“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Policia e Fierit, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës, në funksion të një procedimi penal të iniciuar nga DVP Vlorë, për zhdukjen e shtetasve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari, zhdukje e raportuar në Policinë e Sarandës, më datë 09.04.2023, rezultoi se shtetasi i arrestuar në flagrance, me çantat me lëndë plasëse, është autor i dyshuar për këtë rast, së bashku me shtetasin S. L., 25 vjeç, i cili u shpall në kërkim”, njoftoi policia.

Për Meçinin dhe S.L., ditën e sotme, Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIBERALIZIMI I VIZAVE/ Osmani reagon ndaj Macron: Nëse vendimi pezullohet, dialogu vdes
Previous article KREU I SPAK NË RREZIK PËR JETËN? Flet Balla: Kontaktova me drejtorin e Policisë, i thashë...

s.autor

Postime të ngjashme

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit Aktualitet

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit

"METAMORFOZA"/ GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën Aktualitet

"METAMORFOZA"/ GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT