• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Tentuan të mashtronin një biznesmen e t’i merrnin 100 mijë euro, arrestohen babë e bir në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ Tentuan të mashtronin një biznesmen e t’i merrnin 100 mijë euro, arrestohen babë e bir në Tiranë

6 May, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy shtetas, babë e bir, janë vënë në pranga pasi tentuan t’i merrnin një biznesmeni, shumën 100 000 euro, me anë të mashtrimit.

Policia e Shtetit njofton se bëhet fjalë p9r shtetasit B. V., 54 vjeç dhe A. V., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provave materiale sekuestrohen 70/000 euro, 2 automjete, 5 celularë, 3 karta SIM, 1 laptop, 2 USB dhe 1 tablet.

Njoftimi:

Njësia “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, falë rritjes së besimit të qytetarëve, për të denoncuar pranë strukturave policore, raste të veprimtarisë kriminale me qëllim përfitimin e vlerave monetare, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Telegram”.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit B. V., 54 vjeç dhe A. V., 24 vjeç (babë e bir), banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi F. Gj., banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit B. V. dhe A. V. do të merrnin shumën 100 000 euro nga një biznesmen. Shtetasi F. Gj. ka organizuar këtë veprimtari kriminale, duke iu prezantuar biznesmentit si zyrtar i lartë dhe duke i kërkuar shumën e parave, gjatë komunikimeve në rrjetet sociale.

Pas identifikimit, shtetasit B. V. dhe A. V. janë mbajtur në vëzhgim nga shërbimet operacionale të Policisë, deri në momentin kur janë arrestuar në flagrancë, para se të merrnin shumën e parave nga biznesmeni.

Nga veprimet e thelluara hetimore dyshohet se këta 3 shtetas janë autorë edhe të një rasti tjetër të ngjashëm, të ndodhur në muajin mars të këtij viti, në Tiranë, ku me anë të mashtrimit, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë, i kanë marrë një shumë të madhe parash një biznesmeni.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 70 000 euro, 2 automjete, 5 celularë, 3 karta SIM, 1 laptop, 2 USB dhe 1 tablet.

Vijon puna për kapjen e shtetasit F. Gj. dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer në bashkëpunim me 2 shtetasit e arrestuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët, për rritjen e besimit për të denoncuar në strukturat policore, raste të tilla, por dhe raste të tjera të paligjshmërive, në të gjitha fushat që ato shfaqen.

Policia e Shtetit fton qytetarët, operatorët ekonomikë në shkallë vendi dhe të dëmtuarit e tjerë, në rast se kanë dijeni apo dyshojnë për veprimtari kriminale të kësaj natyre, që ta denoncojnë atë pa hezituar, në strukturat policore në të gjithë vendin, duke i garantuar se Policia e Shtetit i ka të gjitha kapacitetet në burime njerëzore dhe operacionale, që të ndëshkojë cilindo që implikohet në këtë veprimtari krininale dhe në çdo paligjshmëri tjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EDHE FRUTAT E PERIMET SHITESHIN ME EMRIN TËND"/ Luizi habitet nga sekreti që i zbuloi Efi, ja si reagoi ai
Previous article LUFTA NË UKRAINË/ Britania: Kremlini në frikë, anuloi paradën e Ditës së Fitores

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT