• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Detajet/ Tahiri udhëtoi për në Hamburg me një ish vartës, jo te familjari. Kthimi sot në mesnatë
Home
Aktualitet
Drejtësi

Detajet/ Tahiri udhëtoi për në Hamburg me një ish vartës, jo te familjari. Kthimi sot në mesnatë

19 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Samir Tahiri, ish-ministri nën hetim që u largua të premten nga Shqipëria, kthehet sonte pas mesnate në Tiranë nga aeroporti i Vjenës në Austri.

Siç raportoi për herë të parë Top Channel, deputeti Tahiri u nis nga Tirana të premten. Avioni la aeroportin e Rinasit në orën 15:00 dhe mbërriti në Vjenë rreth orës 16:40. Pas gati një orë pritje në tranzitin e Vjenës, deputeti Tahiri u nis në orën 17.30 drejt Hamburgut në Gjermani, ku avioni u ul rreth orës 19.05.

Disa burime sugjeruan të premten se vizita mund të kishte karakter familjar dhe zoti Tahiri ndodhej në Gjermani pranë një të afërmi të tij të operuar. Por, të paktën sipas të dhënave të biletës që disponon Top Channel, ky i afërm i deputetit Tahiri kishte rezervuar një udhëtim vajtje-ardhje drejt Mynihut në fund tetorit-fillim nëntori. Burimet për Top Channel konfirmojnë se në këtë udhëtim të premten e datës 17 nëntor drejt Gjermanisë, deputeti Tahiri jo vetëm ka pasur për destinacion Hamburgun dhe jo Mynihun ku u operua familjari i tij, por ka qenë i shoqëruar nga një ish-vartës në Ministrinë e Brendshme.

Sot, Saimir Tahiri ka marrë rrugën e kthimit nga e njëjta linjë, duke u nisur nga Hamburgu rreth orës 17.30 dhe me mbërritje në Vjenë rreth orës 19.05. Pas gati katër orë pritje në tranzit, pritet që deputeti Tahiri të marrë avionin për Tiranë rreth orës 23.15, për t’u ulur pas mesnatës në orën 00.45 në aeroportin e Rinasit.

Të paktën këto janë detajet e biletës së tij të udhëtimit. Dalja e Saimir Tahirit nga Shqipëria, ndërkohë që Parlamenti kishte autorizuar bllokimin e lëvizjes së tij, hedh pikëpyetje mbi arsyet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që nuk kërkoi në gjykatë bllokimin e pasaportës.

Gjatë dëgjesës në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, prokurorët e Krimeve të Rënda u shprehën se i ndruheshin daljes jashtë shteti të Saimir Tahirit dhe prishjes së provave. Por më pas në Gjykatë, prokurorët nuk kërkuan bllokimin e pasaportës, duke e lënë të lirë deputetin të lëvizë sipas dëshirës.TCH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sadiku futet në lojë, tifozët e Legias djegin stadiumin dhe ndërpresin ndeshjen 3 herë
Previous article Ky është konkurrenti i "Dance with me" që rrezikon pjesëmarrjen nesër

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT