• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Si u zbuluan 45 kg kokainë në kontejnerin me mish pule! Një prej të arrestuarve, anëtar i këshillit bashkiak
Home
Breaking News

DETAJET/ Si u zbuluan 45 kg kokainë në kontejnerin me mish pule! Një prej të arrestuarve, anëtar i këshillit bashkiak

17 June, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Trafikantët e kokainës po përdorin të gjitha mënyrat e mundshme për të importuar kokainë nga Amerika Latine në drejtim të Shqipërisë.

Nga ngarkesat me banane te qymyri rifuxhio, tashmë edhe në kontejnerët frigoriferikë me mish pule. Sasia prej 45 kg e kapur mbrëmjen e së mërkurës në portin detar e çon në 2 tonë sasinë e kokainës të sekuestruar në harkun e tre viteve të fundit në Pikën Kufitare të Durrësit, në kontejnerin me mish pule të porositur nga një kompani e përpunimit të mishit me seli në Kosovë, për llogari të një filiali në Maqedoninë e Veriut. Droga mendohet se kishte dy porositës, kjo për shkak se edhe pakot (40)ishin të ndara, me imazhe të ndryshme, por që si personazh kryesor kishin protagonistin e filmit të animuar “Goku” dhe “Budën”.

Lënda narkotike ishte e fshehur në një kontejner me mish pule që kishte ardhur tranzit nga Brazili. Policia arrestoi dy persona: Arben Ferizi, banues në Prishtinë, me detyrë administrator i kompanisë dhe Egert Vargu, me detyrë agjent doganor në Portin e Durrësit. Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

HETIMET

Lënda narkotike ishte pikasur nga partnerët ndërkombëtarë në Brazil, të cilët kërkuan bashkëpunim nga homologët shqiptarë. Task-Forca që operon në Autoritetin Portual Durrës bashkë me institucione të tjera ligjzbatuese ishin në pritje të kontejnerit që kishte ardhur tri ditë më parë nga porti i Pireut.

Agjentët mbajtën në vëzhgim kompaninë pritëse dhe personat që do merreshin me praktikat e zhdoganimit në pikën Kufitare. Nga informacionet e siguruara nga agjentët rezulton se droga ishte porositur nga dy grupe kriminale që veprojnë në trekëndëshin Durrës-Tiranë-Elbasan. Duke marrë parasysh faktin që lënda narkotike ishte fshehur në strukturën e jashtme të kontejnerit, pritësit e kokainës do ta merrnin mallin përpara se kontejneri të kalonte doganën e Qafë Thanës. “Duke marrë parasysh faktin e ngarkesa e lëndës narkotike përbëhej nga 45 pako, 20 me logon e ‘Gogut’ dhe 25 me logon e ‘Budës’, do të thotë se kemi dy grupe kriminale që e prisnin ngarkesën”, thanë burime nga grupi i hetimit.

ARRESTIMET

Për rastin në fjalë, Policia preu dy fletëarreste. Konkretisht, për administratorin e kompanisë së përpunimit të mishit “Apetit Group” që kishte porositur mishin e pulës, shtetasin Arben Ferizi dhe Egert Vargu si agjent doganor i kompanisë ‘Apetit Group’. Që të dy ata kanë mohuar të kenë pasur dijeni apo lidhje me trafikimin e lëndës narkotike. Para hetuesve, Vargu ka deklaruar se është agjent i pavarur doganor dhe se punon bashkë me gruan. Sipas tij, ai ka bërë veprimet doganore për kompaninë dhe s’ka asnjë njohje dhe as lidhje.

“Nuk është puna ime. Puna ime është të merrem me dokumentacionin”, mësohet të ketë thënë ai.

Egert Vargu, i arrestuar si agjent doganor i kompanisë ‘Apetit Group’, në kontejnerin e së cilës u gjet 45.5 kg kokainë, është anëtar i Këshillit Bashkiak në Tiranë në njësinë numër 8 me Partinë Socialiste. Vargu ka hyrë si anëtar i Këshillit Bashkiak pasi opozita ka braktisur këshillin, sepse ishte i 43-ti në listë.

Të njëjtën linjë ka ndjekur edhe administratori i kompanisë, i cili ka deklaruar: “Nuk kemi lidhje me drogën. Kompania ka porositur mish pule dhe të gjithë veprimet ne i bëjmë online. Porosisim online dhe nuk kemi nga ta dimë se çfarë ka në kontejner. Kompani ka vite që merret me prodhimin e salsiçeve dhe është shumë e suksesshme. Nuk ka nevojë të implikohet në trafikimin e drogës. Ne si kompani nuk kemi asnjë lidhje, nuk kam dijeni për praninë e lëndës narkotike në kontejner”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HEQJA E VIZAVE PËR KOSOVËN/ Scholz i 'tërheq veshin' Macron: Keni bërë ca premtime….
Previous article PAMJET DRAMATIKE/ Rrugët e qytetit amerikan mbushen me “zombi” të intoksikuar pas legalizimit të drogave të forta

s.autor

Postime të ngjashme

HELMIMI I 60 KURSANTËVE/ AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave Aktualitet

HELMIMI I 60 KURSANTËVE/ AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina çan barrierat e rrugës, shpëton mrekullisht turisti francez Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina çan barrierat e rrugës, shpëton mrekullisht turisti francez

DOSJA “5D”/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Taulant Tushën, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje Aktualitet

DOSJA “5D”/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Taulant Tushën, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT