• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Si u organizua atentati ndaj dy të rinjve në Astir, autorët dinin çdo lëvizje, pistat ku po hetohet
Home
Breaking News

DETAJET/ Si u organizua atentati ndaj dy të rinjve në Astir, autorët dinin çdo lëvizje, pistat ku po hetohet

14 November, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Astiri u trondit mbrëmjen e djeshme nga breshëritë e kallashnikovëve që lanë pas dy viktima. Plumbat u morën jetën Erigers Mihasi, 32 vjeç dhe mikut të tij Armand Dumani, 26 vjeç, të cilët po udhëtonin me një “Audi A7”.

Gazetari i ABC, Ermal Vija ka raportuar detajet e këtij atentati mafioz, ku rezulton që autorët e sulmit kanë ditur çdo lëvizje të shënjestrave të tyre. Mësohet se autorët i kanë ndjekur nga pas viktimat për një kohë të gjatë. Mihasi dhe Dumani ishin ndaluar për kontroll rutinë nga policia tek Sheshi Nënë Tereza dhe më pas ishin lënë të lirë, por që kjo liri rezultoi vetëm disa minutëshe pasi u ekzekutuan disa kilometra më larg.Kamerat e sigurisë rezulton se kanë filmuar ngjarjen në Astir ku është kapur edhe makina e autorëve. Fillimisht makina e autorëve “Toyota” e vjedhur me Greqi dhe me targa të vjedhura në Tiranë, shfaqet teksa ndjek nga pas “Audin” luksoz, tek Pallati me Shigjeta. Në pak minuta makinat shfaqen në Astir, ku pranë një semafori, fillimisht autorët hapin zjarr nga pas “Audit” ndërsa më pas i dalin anësore në krah duke gjuajtur të gjithë karikatorin e duke lënë të vdekur dy të rinjtë.

Mësohet se Mihasi i cili dyshohet se ishte edhe shënjestra kryesore e atentatit, kishte pak kohë që ishte kthyer nga Gjermania ndërsa autorët e kanë ditur këtë fakt dhe kanë nisur planin për eliminimin e tij.

Makina tip “Toyota” e autorëve u gjet e shkrumbuar në afërsi të Thumanës, ku brenda saj u gjetën edhe dy kallashnikovë që supozohet të jenë përdorur në vrasjen e dy të rinjve. Deri më tani nuk ka pasur gjurmë të autorëve të cilët dyshohet se mund të jenë me pagesë dhe profesionistë.

Pista kryesore që po hetohet është ajo e përplasjes mes bandave kriminale. Nga ana tjetër pistë hetimi është edhe përfshirja e emrit të Erigers Mihasi në një ngjarje kriminale të ndodhur disa kohë më parë në Laç ku u vra ish-polici Xhelal Reçi. Mihasi ishte një nga personat e dyshuar si të përfshirë në ngjarje, por në atë kohë ky i fundit rezultoi të ishte në Gjermani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË SY TË POLICISË/ Dalin PAMJET E RËNDA të aksidentit me 2 viktima tek "21 dhjetori" (VIDEO)
Previous article RITA ORA I DHUROI TIRANËS KOSTUMIN POPULLOR QË VESHI NË VIDEOKLIP/ Veliaj: Do ta vendosim në Muzeun e ri Etnografik

s.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT