• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Si nisi konflikti mes Kleant Musabelliut dhe Gjokës, biznesmeni s’ia fali plumbin që i futi tek “Rozafa”
Home
Breaking News

DETAJET/ Si nisi konflikti mes Kleant Musabelliut dhe Gjokës, biznesmeni s’ia fali plumbin që i futi tek “Rozafa”

30 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kleant Musabelliu, personi që del në dosjen e SPAK si objektiv për tu vrarë nga biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri, rezulton të jetë larguar nga Shqipëria disa vite më parë.

“Ora News” ka mësuar se Musabelliu është larguar në drejtim të Gjermanisë, aty ku ka aplikuar dhe më pas fituar statusin e azilantit.

Shkak i ikjes së tij është bërë pikërisht konflikti i lindur në 2017 me biznesmenin Pëllumb Gjoka, të cilin e ka plagosur me një plumb në këmbë përballë restorant “Rozafa” në Tiranë.

Për këtë ngjarje Kleant Musabelliu, në atë kohë sherbente si punonjës i Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve, është arrestuar nga policia dhe më pas dënuar nga gjykata e Tiranës, për akuzën e “Plagosjes së rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”. Musabelliu u dënua vetëm me kohën e qëndrimit në paraburgim.

Ndërsa pas daljes nga burgu, Pëllumb Gjoka i ka dërguar njerëz duke e paralajmëruar se ishin në gjak dhe nuk e kishte falur për plagosjen që i kishte bërë. Në trysninë e kërcënimeve dhe ndjekjes për ta vrarë, Kleant Musabelliu, ka braktisur Shqipërinë duke u vendosur familjarisht në Gjermani. Por siç flitet edhe në bisedat e transkiptuara në apliacionet “Sky” dhe “Encro CHAT”, Pëllumb Gjoka nuk ka hequr dorë nga plani për të vrarë Musabelliun.

Sipas SPAK, për planin e vrasjes së Musabelliut Gjoka bisedon me Behar Bajrin dhe Ervis Martinaj. Ku pas diskutimeve për planin e pagesës, për një moment flitet dhe për një shkembim vrasjesh, ku Bajri do kryente vrasjen e Gjin Boriçit për llogari të Gjokës dhe Vis Martinaj.

Ndërsa Martinaj do realizonte më pas vrasjen e Kleant Musabelliut për llogari të Pëllumb Gjokës. Këto biseda thotë SPAK janë kryer gjatë vitit 2020 dhe planifikimi për të bërë vrasjen ka qënë Tirana.

Shkak i konfliktit mes Kleant Musabelliut dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka, lindi për shkak të një sheri që kishte ndodhur mes fëmijëve në shkollë. Sheri i fëmijëve është transferuar tek prindërit, ku Gjoka ka thirur për sqarim tek ambjentet e “Rozafës” afët “Pazarit të Ri”, punonjësin e SHKB-së së Burgjeve, Kleant Musabelliun.

Palët në vend që të sqaroheshin janë konfliktuar më tej. Ku Pëllumb Gjoka dhe persona të tjerë rreth tij, kanë sulmuar me grushta Musabelliun. Ky i fundit ka nxjerë armën e shërbimit dhe ka qëlluar me një plumb në këmbë, Pëllumb Gjokën, duke e lënë të plagosur./OraNews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Ndezi një zjarr me tymësen e bletëve, arrestohet autori në Gjirokastër
Previous article PAMJET/ Gjurmë gjaku, plumba në dritare e mur, banesa ku u fsheh 55-vjeçari në Maliq

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve Aktualitet

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë… Aktualitet

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT