• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET SHOKUESE/ “Ika me vrap për t’i shpëtuar plumbave, pashë Gledisin në tokë”, si ndodhi sherri në Shkodër
Home
Breaking News

DETAJET SHOKUESE/ “Ika me vrap për t’i shpëtuar plumbave, pashë Gledisin në tokë”, si ndodhi sherri në Shkodër

19 August, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të tjera janë zbuluar nga dinamika e ngjarjes në Shkodër dy ditë më parë ku mbeti i vdekur ish-futbollisti i Vllaznisë, 23-vjeçari Gledis Kraja.

Në polici kanë dhënë dëshmitë autori i ngjarjes, Stjuart Smakaj dhe Denis Halili. Ky i fundit, është personi, që presupozohej të vriste Smakaj pas sherrit të nisur, por plumbat zunë Krajës, mik i ngushtë me Sjtuartin.

Smakaj ka deklaruar në polici se gjatë sherrit shtetasi Denis Halili është larguar në drejtim të makinës së dezinfektimit dhe në atë moment i ka lindur dyshimi se mund të marrë ndonjë armë, ndaj dhe është ngjitur me shpejtësi në katin e dytë në pallatin ku banonte dhe ka marrë armën me idenë për të qëlluar shtetasin Denis Halili, por nuk e ka ditur se pas makinës ka qenë edhe shoku i tij.

“Kam qëlluar në drejtim të makinës, ku ishte Denisi, por nuk e dija se aty kishte shkuar edhe shoku im dhe e kam vrarë gabimisht”, ka thënë ai.

Smakaj ka sqaruar edhe pjesën tjetër të ngjarjes që sherri ka nisur për parkimin e kamionit të mobilieve, të cilat i kishin porositur dy vëllezërit dhe më pas janë konfliktuar fizikisht mes njëri-tjetrit.

Ndërkohë Denis Halili ka deklaruar se kur ka ikur në drejtim të makinës, atë e ka ndjekur nga pas shtetasi Gledis Kraja që të mos futej brenda në mjet. Në atë moment kur të dy ndodheshin te makina kanë dëgjuar krismat e armës.

“Kam ikur me shpejtësi, jam shtrirë dhe më pas kam ikur me vrap për t’i shpëtuar plumbave. Duke ikur kam parë se Gledis Kraja ishte plagosur dhe ra në tokë”, ka deklaruar Halili.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË KOSOVË/ Ja ai paraqitet situata në spitalin e Pejës, 16 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore
Previous article PAS SHIUT TË FURISHËM/ Bashkia e Tiranës ndërhyn me punëtorë dhe makineri në Lumin e Lanës (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

FLAKËT PËRPIJNË BANESËN NË LUSHNJE/ Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike Aktualitet

FLAKËT PËRPIJNË BANESËN NË LUSHNJE/ Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

DEBATE TË FORTA NË SEANCË/ Prokuroria: Ish-drejtoresha e Postës hyri 340 herë në kazino me bashkëshortin Aktualitet

DEBATE TË FORTA NË SEANCË/ Prokuroria: Ish-drejtoresha e Postës hyri 340 herë në kazino me bashkëshortin

KONTROLLI I TATIMEVE NË RESORT PËRFUNDON ME PENGMARRJE/ 5 persona në pranga në Golem Aktualitet

KONTROLLI I TATIMEVE NË RESORT PËRFUNDON ME PENGMARRJE/ 5 persona në pranga në Golem

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT