Autoritetet italiane kanë dëbuar në Shqipëri 32-vjeçarin shqiptar Orjol Lame, i cili shkaktoi aksidentin tragjik pak muaj më parë në Itali, ku humbën jetën gruaja e tij, fëmija një vjeç e gjysëm i tyre, si dhe motyra e vëllai i bashkëshortes.
Lame mbetet nën hetim nga drejtësia italiane, pasi akuzohet për vrasjen e katër personave të lartpërmendur.
Natën e 30 tetorit 2022 ai humbi kontrollin e mjetit, duke u përplasur me një vilë të pabanuar në Via Emilia, duke shkaktuar vdekjen e shumëfishtë.
Drejtuesi i makinës, Lame mbeti i plagosur rëndë dhe qëndroi në koma për rreth dy muaj, ndërsa doli nga koma në muajin dhjetor. Asokohe prokurori kërkoi arrest shtëpie për 32 vjeçarin, por që u refuzua nga gjykatësi.
Pas hetimeve shqiptari rezultoi me qëndrim të parregullt në shtetin italian, si dhe ishte dënuar më parë me dy vite burg për trafik kokaine.


