• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Shefi i krimeve Palushi veç Benzit, i mori Alibejt dhe një set kamerash HD. I instaloi tek lokali në “Astir”
Home
Breaking News

DETAJET/ Shefi i krimeve Palushi veç Benzit, i mori Alibejt dhe një set kamerash HD. I instaloi tek lokali në “Astir”

23 February, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Miqësia e shefit të krimeve në Drejtorinë e Policisë Elbasan, me eksponentin kriminal, Erion Alibej, ka zbuluar një tjetër rast të përfitimit të sendeve materiale nga zyrtari i policisë.

Pas dhurimit të një “Mercedes-Benzi S 3000”, Erjon Alibej, ka treguar në SPAK, se i ka dhuruar Leonard Palushit, dhe një set kamerash filmike HD dhe DVN, të cilat janë instaluar falas prej tij në lokalin e Palushit, që ndodhet në zonën e “Astirit” në Tiranë.

Prokurorët e SPAK, janë impenjuar gjatë kësaj kohe me qëllim gjetjen e personit me emrin “Klodi” që ka montuar kamerat në lokalin e Palushit.

Por deri në këtë fazë të hetimit nuk është bërë e mundur që ky person të identifikohet plotësisht dhe meret në pyetje, rreth kësaj situate.

Në dëshminë e tij, Erion Alibej, ka treguar se në një nga takimet që ka zhvilluar në banesën e tij, me Leonard Palushin, ku i fundit ka parë kamerat e instaluara në banesën e tij.

“…me IPAD unë vëzhgoja, kamerat e sigurisë që kisha në aprtament dhe në rrugë afër pallatit ku banoja. Mbaj mend që Leonard Palushi më thotë se kamerat ishin shumë ta qarta dhe shumë të pastra në cilësinë e filmimit. Leonardi më shpjegoi se ishte në përfundim të një lokali në zonën e “Astirit” në Tiranë, nuk më tha se ku saktësisht. Por më tha se ishte në kërkim të vendosjes së kamerave të sigurisë në lokal dhe në garazhin e shtëpisë, të cilën e kishte afër lokalit. Unë i them Leonardit që djalin, i cili mi ka montuar kamerat e familjes unë e kam shok, e njoh. Ky djali njihet si Klodi i Kamerave, mbiemrin nuk ia di dhe i shpjegoj Leonardit se Klodi e ka dyqanin tek rruga, ku ndodhet piceri “Gjemi”, në Elbasan. Nuk mbaj mend mirë, ose i kam dhënë unë kontaktin e telefonit që e kam lidhur me Klodin ose Leonardi, ka vajtur vetë tek dyqani i kamerave. Më kujtohet që kam thirrur Klodin, tek shpia ime dhe i kam thënë që do shkosh dhe do t’i bësh Leonardit, të gjitha punimet që ka nevojë në lidhje me kamerat dhë në fund të punës, nuk do t’i marësh asnjë lek por do t’i thuash që për respect, e ke nga Erioni. Pasi u vendosën kamerat, komunikoj me Klodin dhe e pyes nëse Leonardi ishte i kënaqur me punën e kamerave. Mbaj mend që Klodi më thotë që Leonardi ishte shumë i kënaqur sespe i kishte bërë një punë shumë të mirë te lokali. Leonardi, në një takim që kam bërë me të, pasi u vendosën të gjitha kamerat, më shprehet se nuk ishte e nevojshme që unë ta bëja atë veprim. Por mbaj mend, që i kam thënë që të mos e vriste mendjen se atë ia kisha bërë dhuratë për respekt…”-thotë në dëshminë e tij Alibej.

BMW X6 plot me armë, Gjykata e Elbasanit lë në burg Arben Spahiu dhe Arsen Preçit
Prokuroria ka bërë verifikime, me qëllim gjetjen e shtetasit me emrin “Klodi i kamerave”, por nuk është bërë i mundur identifikimi i këtij personi.

Për sa më sipër, në pamundësi të identifikimit të këtij personi, nuk mund të arrihet në një konkluzion përfundimtar lidhur me këtë fakt të treguar nga Alibej.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË DIMAL/ I marrin çelësin të zotit të banesës dhe i vjedhin 1.5 mln, në kërkim autorët
Previous article ANALIZA e VOA: Fushatat ruse të dezinformimit synojnë vendet në zhvillim

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT