• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA e VOA: Fushatat ruse të dezinformimit synojnë vendet në zhvillim
Home
Nderkombetare

ANALIZA e VOA: Fushatat ruse të dezinformimit synojnë vendet në zhvillim

23 February, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Terminologjia e përdorur nga Rusia për agresionin në Ukrainë si “operacion special ushtarak” po përdoret në disa vende, falë një fushate dezinformimi të Rusisë, që synon rajone të veçanta të botës. Siç raporton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Virxhinia Gunawan, vende në Azinë Juglindore, Afrikë dhe Amerikën Latine janë vënë veçanërisht në shënjestër të propagandës ruse.

Shumë është shkruar për fushatat dezinformuese ruse në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Por analistët thonë se vendet perëndimore nuk janë objektivat e vetëm të përpjekjeve ruse për të lëkundur opinionin publik.

“Në vend që të synojnë Perëndimin si dikur, ata synojnë këto vende në pjesën jugore të globit: vendet afrikane, Azinë Juglindore dhe Amerikën Latine”, thotë Radityo Dharmaputra, ekspert i politikës ruse në Azi në Universitetin Airlangga të Indonezisë.

“Russia Today”, është media më e njohur ruse e kontrolluar nga shteti. Pasi Rusia nisi sulmin në Ukrainë, Bashkimi Evropian dhe Kanadaja e ndaluan atë. Në Shtetet e Bashkuara ajo nuk u ndalua, por kompanitë amerikane e hoqën atë nga lista e kanaleve televizive, që mund të shihen në Amerikë.

“Russia Beyond the Headlines” “Rusia përtej titujve” është një platformë mediatike qeveritare ruse më pak e njohur. Ajo përqëndrohet në kulturën dhe identitetin rus dhe i prezantohet audiencës në gjuhën e tyre. Në Indonezi, ku shumica e banorëve i përkasin fesë myslimane, Islami përmendet vazhdimisht.

“Për vite me radhë, Moska është përpjekur ta portretizojë Rusinë si mike të Islamit”, thotë më tej Radityo Dharmaputra, ekspert i politikës ruse në Azi.

Përpjekjet mediatike të Moskës në Indonezi u intensifikuan në vitin 2015, pas ndërhyrjes ushtarake ruse në Siri, gjë që nxiti reagim të fortë. Përpjekjet dezinformuese ruse vazhduan pas nisjes së agresionit në Ukrainë.

“Ata e kuptojnë se kjo po funksion, sepse ky ishte fillimisht mesazhi kryesor në rrjetet sociale indoneziane. Mesazhi nuk kishte të bënte me Perëndimin apo Ukrainën, por se si Rusia është mjaft miqësore ndaj Islamit”, shton zoti Dharmputra.

Ekspertët e sigurisë vërejnë se metoda e përdorur në Indonezi po shfrytëzohet edhe në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine.

Kyle Walter është kreu i sektorit kërkimor në kompaninë “Logically”, që punon për të luftuar keqinformimin dhe dezinformimin.

“Ajo që ata bëjnë në vende si Afrika dhe Azia Juglindore, është përqëndrimi në historinë kolonialiste të Perëndimit dhe e përdorin atë si një mënyrë për të pozicionuar Rusinë si një partner strategjik, që shikon përpara”, thotë zoti Walter.

Sipas organizatës së edukimit mediatik “Debunk.org”, qeveria ruse ndau 1.5 miliardë dollarë në vitin 2021 për financimin e platformave mediatike, që ajo kontrollon.

Kjo shumë u trefishua nga janari në mars të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Shefi i krimeve Palushi veç Benzit, i mori Alibejt dhe një set kamerash HD. I instaloi tek lokali në “Astir”
Previous article KËRKONTE NDRYSHIMIN E MASËS SË SIGURISË/ Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Lefter Kokës

s.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT