• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Sekuestrimi i heroinës në Kapshticë, kush janë 4 efektivët dhe shoferi i arrestuar
Home
Breaking News

DETAJET/ Sekuestrimi i heroinës në Kapshticë, kush janë 4 efektivët dhe shoferi i arrestuar

8 June, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

4 efektivët nuk kanë ushtruar kontroll ndaj mjetit me drejtues shtetasin Valmir Balliu, ku ishte e fshehur një sasi e dyshuar lëndë narkotike “Heroinë”.

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i 4 efektivëve të policisë në Kapshticë, si dhe drejtuesit të mjetit ku u kapën 6 kg heroinë.

Mësohet se të arrestuarit janë: Valmir Balliu banues në Pogradec, shoferi i mjeteti ku u kap droga; N/komisar Ylli Dushku me detyrë Përgjegjës turni në PKK Kapshticë; Inspektor Franc Bylyku me detyrë N/specialist kontrollor në PKK Kapshticë dhe Inspektor Lirim Hymetllari me detyrë Trupë shërbimi në PKK Kapshticë.

Sipas njoftimit të AMP, 4 efektivët nuk kanë ushtruar kontroll ndaj mjetit me drejtues shtetasin Valmir Balliu, ku ishte e fshehur një sasi e dyshuar lëndë narkotike “Heroinë”.

Sakaq, janë sekuestruar 6 kg e 134 gr lëndë narkotike e dyshuar “Heroinë”, 5 aparate celularë, 256 fishekë (pistoletë model TT), 20 fishekë armë gjahu model 12 dhe një automjet.

Njoftimi i plotë i AMP:

AMP arreston 4 punonjës policie dhe një shtetas në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë të dyshuar për shpërdorim detyre

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës policie dhe një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

N / Komisar Y. D., me detyrë Përgjegjës Turni në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë.

Inspektor F. B., me detyrë Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë.

Inspektor L. H., me detyrë Trupë Shërbimi në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë.

Inspektor D. M., me detyrë Trupë Shërbimi / Kontrollor në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, i cili dyshohet edhe për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja e armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Shtetasin V. B., banues në Vërdovë (Pogradec).

Në vijim të hetimeve dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrit të dokumentohej me prova shpërdorimi i detyrës nga ana e punonjësve të policisë, të cilët me mosveprime dhe në shkelje të ligjit nuk kanë ushtruar kontroll ndaj mjetit me drejtues shtetasin V. B., ku ishte e fshehur një sasi e dyshuar lëndë narkotike “Heroinë”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 kg e 134 gr lëndë narkotike e dyshuar “Heroinë”, 5 aparate celularë, 256 fishekë (pistoletë model TT), 20 fishekë armë gjahu model 12 dhe një automjet. Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Sekuestrimi i heroinës në Kapshticë, kush janë 4

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËRRGONIN MESAZHE TË RREME NË EMËR TË POSTËS SHQIPTARE/ AKSK ndalon skemën që synonte vjedhjen e të dhënave bankare
Previous article VELIAJ KËRKON LIRIMIN NGA BURGU/ Apeli i GJKKO shqyrton nesër kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë

s.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT