• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Rrahja masive mes adoleshentëve në Shkodër, lirohen ‘organizatorët’ e sherrit
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ Rrahja masive mes adoleshentëve në Shkodër, lirohen ‘organizatorët’ e sherrit

15 December, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur sot më 15 dhjetor 2025, lirimin me masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” për dy të rinjtë, K.Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, të dyshuar si organizatorët kryesorë të rrahjes masive mes adoleshentësh, e ndodhur disa ditë më parë pranë shkollës së mesme “Shejnaze Juka”, në qytetin e Shkodrës.

Në sherr u përfshinë rreth 15 të rinj, të ndarë në dy grupe, kryesisht të moshës 17–18 vjeç. Konflikti nisi me grushte dhe më pas u përshkallëzua me përdorimin e sendeve të forta, ndërsa gjatë përleshjes dyshohet se është përdorur edhe armë e ftohtë (thikë). Si pasojë e dhunës, tre adoleshentë mbetën të plagosur lehtë dhe u transportuan në spitalin rajonal të Shkodrës, ku morën ndihmën mjekësore, raporton për Klan News, gazetarja Emi Kalaja.

Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas hetimeve paraprake, konflikti dyshohet se ka pasur zanafillë një përplasje të mëparshme mes nxënësve. 19-vjeçari D.K. dyshohet se është përfshirë në sherr për të ndihmuar vëllain e tij 17-vjeçar, nxënës i shkollës “Shejnaze Juka”, duke u bashkuar në përleshje me persona të tjerë. Pamjet filmike të sekuestruara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur dy grupet bashkohen dhe nisin përplasjen fizike, e cila zgjat rreth një minutë, përpara se të shpërndahen.
Menjëherë pas ngjarjes, forcat e Policisë së Shkodrës dhe efektivët e njësisë “Shqiponja” ndërhynë në vendngjarje, duke sekuestruar prova filmike dhe duke nisur hetimet. Fillimisht, dy të rinjtë e dyshuar si organizatorë u arrestuan, ndërsa për pesë shtetas të mitur (katër 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar) nisi procedimi penal në gjendje të lirë. Ndërkohë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materiale në Prokurori për një 17-vjeçar, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Policia ka identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë në konflikt, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Shkaqet e sakta të rrahjes mbeten ende të paqarta, por dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT "FOLTORJA" E OPOZITËS PARA KRYEMINISTRISË/ olicia plan masash: Ja rrugët që bllokohen
Previous article "DYFISH BUXHET PËR BUJQËSINË"/ Rama takim me fermerët në Elbasan: T’i vendosim vulën europiane transformimeve...

s.autor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT