• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Punonjësi i pastrimit e gjeti pistoletën në kosh të plehrave, ja si policia zbuloi rastësisht makinën e bërë gati për atentat
Home
Breaking News

DETAJET/ Punonjësi i pastrimit e gjeti pistoletën në kosh të plehrave, ja si policia zbuloi rastësisht makinën e bërë gati për atentat

20 February, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Plani për eleminimin fizik të një eksponenti kriminal në Elbasan, ishte meduar dy javë më parë, kur në lagjen “Xhabije” të Shkodrës, vidhet një atomjet luksos BMWX6. Makina është transportuar në Elbasan, duke u administruar nga njerëzit e afërm të Erjon Alibej.

Ky i fundit i arrestuar që prej muajit Maj 2022 nga Prokuroria e Posaçme SPAK. Ndërsa tashmë Alibej, është kthyer një i bashkëpuntor i kësaj prokurorie, duke treguar disa nga krimet e rënda të ndodhura në Elbasan dhe jo vetëm.

Por plani kriminal i dy njerëzve të afërm të penditos, Arben Spahiu dhe Arsen Preçi, dështoi pasi një nga punonjësit e pastrimit në Elbasan, në mbrëmjen e të Premtes, zbuloi krejt rastësisht një armë zjarri të hedhur brenda një koshi plerash.

Fillimisht punonjësi, ka njoftuar kolegët e tij dhe mandej është telefonuar dhe policia e Elbasanit, e cila ka shkuar me shumë urgjencë në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Policia ka kryer veprime duke sekuestruar armën, ndërsa ka filluar të krehë zonës dhe marë në pyetje rrojen e një magazine aty afër. Rroja, i ka treguar policisë se në magazinën e ish-konservimit prej disa ditësh ishte vendosur një automjet pa targa dhe nuk dinte se kush person e kishte lënë.

Policia i është afruar këtij mjeti, ku pas hapjes së tij, janë konstatuar 3 automatikë kallashnikovë, dhe dy shishe me benzinë.

Përmes verifikimeve, policia zbuloi se mjeti pa targa, ishte vjedhur dy javë më parë në Shkodër, dhe i përket një personi pa precedentë penalë.

Ndërsa si posedues të makinës dhe armëve, policia ka zbuluar dy personat Arben Spahiu, i cili rezulton të jetë kunati i Erjon Alibej dhe njëherësh vëllai i Arjan Spahiut të vrarë në Belgjikë.

Si dhe personi i dytë është Arsen Preçi, i cili rezulton të jetë kushëri i Erjon Alibej, dhe banues rreth 30 metra larg vendit ku u gjend makina.

Jo shumë larg këtij vendi, banon dhe Arben Spahiu, i cili në momentin kur ka parë prezencën e policisë në zonë, është larguar me vrap duke u ngjitur në shtëpinë e tij në katin e pestë.

Policia e ka shoqëruar, por Spahiu ka pretenduar se ishte larguar me vrap pasi i ndruhej një atentati me armë, duke pohuar se atentatorët i ishin afruar me makinën e armatosur shumë pranë banesës së tij.

Por pavarësisht këtyre pretendimeve, policia i komunikoi arrestin mbrëmjen e djshme Arben Spahiut. Pasi në çantën ku është gjendur pistoleta, ishte dhe një mjet identifikimi me foto dhe emër të Arben Spahiut.

Ndërkohë brenda në makinë dhe dy bidonat me benzinë, policia ka fiksuar gjurmë gishti dhe fije floku.

Ndërsa aktualisht është kërkuar kryerja e ekspertimit daktiloskopik të gjurmëve, ekspertim biologjik të fijeve të flokut dhe ekspertim balistik të tre automatikëve dhe pistoletës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTROHET NË SPITAL/ Mjeku Pëllumb Pipero në luftë për jetën, pëson goditje në tru
Previous article PROFIL/ Kush është Holta Zaçaj, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

s.autor

Postime të ngjashme

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi Aktualitet

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Aktualitet

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT