• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Policia njoftim zyrtar: Kemi ndaluar Valter Bamin, kishte gjurmë baruti në dorë pas atentatit në Krujë
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ Policia njoftim zyrtar: Kemi ndaluar Valter Bamin, kishte gjurmë baruti në dorë pas atentatit në Krujë

6 July, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Valter Bami, 37 vjeç nga Nikla e Krujës, është ndaluar zyrtarisht nga Policia e Shtetit me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Ndalimi i këtij shtetasi vjen pas atentatit të ndodhur në shtëpinë e Gentjan Bejtjas, ku mbeti i vdekur kunati i tij, Ramazan Sino.

Ngjarja ndodhi në orët e para të datës 3 korrik dhe rreth orës 04.00 të mëngjesit të kësaj dite, në polici është shoqëruar shtetasi Valter Bami. Atij i është marrë deklarim dhe faktorë plotësues në lidhje me ngjarjen dhe është lënë i lirë.

Ndërkohë, sot më datë 6 korrik, bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë të shtetasit Valter Bami, janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.

Ne foto: Gentian Bejtja dhe viktima Ramazan Sino (FOTO E MARRE NGA PROFILI PUBLIK I GAZETARIT FLAMUR VEZAJ)
Ne foto: Gentian Bejtja dhe viktima Ramazan Sino (FOTO E MARRE NGA PROFILI PUBLIK I GAZETARIT FLAMUR VEZAJ)

Mbi bazën e këtij akti ekspertimi, Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhrin e ndalimit për këtë shtetas për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Rrreth orës 20.30 të mbrëmjes së sotme, Valter Bami është lokalizuar dhe ndaluar në Nikël.

Njoftimi i plotë – Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 03.07.2023, ku në fshatin Larushkë, Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., është qëlluar me armë zjarri e si pasojë ka humbur jetën shtetasi R. S. Rreth orës 04:00 të po kësaj date, është shoqëruar shtetasi V. B., 37 vjeç, të cilit i janë marrë faktorët plotësues dhe deklarim në lidhje me ngjarjen e mësipërme e më pas është lënë i lirë, ju informojmë se:

Sot me datë 06.07.2023, bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë të shtetasit V. B., janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.

Mbi bazën e këtij akti ekspertimi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lëshuar sot më datë 06.07.2023, urdhrin e ndalimit për këtë shtetas për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Po sot, rreth orës 20:30, në fshatin Greps, Nikël, është lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë shtetasi V. B., 37 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë.

Ndërkohë vazhdojnë intensivisht hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së mësipërme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËTO AJNË SHENJAT MË TË PA SJELLSHME TË HOROSKOPIT/ Fjalët e tyre mund t’ju lëndojnë
Previous article PËR JU GOCA! Veshja ideale që nuk duhet t’i mungojë gardërobës së verës dhe plazhit

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT