• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DETAJET/ Plani i Roman Abramovich për të shpëtuar pasurinë e tij
Home
Nderkombetare

DETAJET/ Plani i Roman Abramovich për të shpëtuar pasurinë e tij

2 April, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

Roman Abramovich është një nga figurat kryesore në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë, që po përpiqen të gjejnë një marrëveshje për të arritur paqen. I sanksionuar si nga Mbretëria e Bashkuar, ashtu edhe nga Bashkimi Evropian, për shkak të afërsisë së tij me Vladimir Putin, manjati po mundohet të luajë një rol vendimtar në procesin e bisedimeve.

Në muajin e fundit ai ka udhëtuar në Rusi, Turqi dhe Izrael, dhe, sipas informacioneve të siguruara nga “Financial Times”, biznesmeni rus është takuar dy herë në Kiev me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili javë më parë i bëri thirrje Perëndimit që të heqë sanksionet ndaj ish-pronarit të Chelsea, në mënyrë që ai të lehtësojë bisedimet e paqes me Kremlinin.

Pikërisht, një nga informacionet e fundit për miliarderin rus ka të bëjë me takimin që ai pati me delegacionin ukrainas ditë më parë. Në të, siç publikonte “Wall Street Journal”, ai dhe dy anëtarë të delegacionit ukrainas shfaqën shenja të “helmimit me agjentë kimikë”. Kremlini deklaroi se Abramovich nuk është një anëtar zyrtar i delegacionit rus që negocion me Ukrainën, por vepron si një lloj ndërlidhësi.

Mirëpo, siç raporton “Financial Times”, kritikët e Abramovich thonë se këto janë manovra të kryera prej tij për të ruajtur asetet financiare jashtë vendit. “Unë nuk jam i sigurt se deri në çfarë mase pjesëmarrja e tij në këtë ndërmjetësim është reale dhe efektive” tha Vladimir Ashurkov, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Kundër Korrupsionit, të themeluar nga Alexei Navalny.

Nga ana tjetër, në një nga bisedimet e fundit me delegacionin ukrainas, Abramovich preku edhe çështjen e korridorëve humanitarë në Mariupol, një nga qytetet e rrethuar dhe të sulmuar më shumë nga trupat ruse. Sipas mediave të sipërpërmendura, Kievi mendon se Roman Abramovich po impenjohet si ndërmjetës vetëm sepse e sheh si mundësi unike që të rimarrë pasuritë që iu konfiksuan me fillimin e ofensivës ushtarake në Ukrainë.

Një muaj më parë, Roman Abramovichit iu ngrinë asetet në Mbretërinë e Bashkuar, duke u larguar edhe nga klubi i futbollit Chelsea. Ndërkohë që në të njëjtën kohë iu ndalua kryerja e transaksioneve financiare me kompani dhe individë britanikë. Gjithashtu, pasi u përfshi në listën e të sanksionuarve nga BE-ja, Brukseli ia ndaloi hyrjen në çdo vend anëtar të organizatës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 39-TË DITË LUFTIME/ Odessa zgjohet nën shpërthimet e forta, rusët shkatërrojnë depot e naftës në qytet
Previous article DO TAKOHEN NE…/ Shtohet mundësia e takimit direkt Putin-Zelenksy. E konfirmojnë mediat ukrainase

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

IRANI MBYLL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Akuzon se SHBA nuk po zbaton marrëveshjen e firmosur Botë

IRANI MBYLL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Akuzon se SHBA nuk po zbaton marrëveshjen e firmosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT