• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Një zinxhir vrasjesh mafioze fshihen pas atentatit në Don Bosko! Hetuesit e lidhin me ekzekutimet e…
Home
Breaking News

DETAJET/ Një zinxhir vrasjesh mafioze fshihen pas atentatit në Don Bosko! Hetuesit e lidhin me ekzekutimet e…

20 March, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vijimësi të disa ngjarjeve mafioze të regjistruara në Tiranë, Laç dhe Lezhë e cilësojnë hetuesit atentatin e 12 marsit në zonën e Don Boskos, ku humbi jetën 58-vjeçarja Mimoza Paja. Kështu thuhet në dosjen hetimore që Tv Klan disponon.

Tani grupi hetimor nuk ka me dyshime se objektiv i këtij atentati kanë qenë familjarët e Fation Muratit, ndonëse viktimë mbeti banakierja e lokalit në pronësi të tij. Ngjarja ka motiv hakmarrjen për një sërë vrasjesh zinxhir të kryera për shkak të konflikteve të disa grupeve rivale, thuhet në dosje.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe të dhënat e siguruara në rrugë operative rezulton se objekt i sulmit me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi vëllezërve Fation, Ylli dhe Ervis Murati, me motiv hakmarrje, në vazhdën e ngjarjeve të tjera kriminale, ku ka patur të dëmtuar dhe viktima në qytetet Tiranë, Lezhë, Laç etj”.

Tv Klan mëson se bëhet fjalë për disa ngjarje të muajve të fundit, të cilat kanë tronditur opinionin publik për mënyrën e ekzekutimeve të kryera.

Pavarësisht se motivi duket i qartë, policia dhe prokuroria ende nuk kanë mundur të gjejnë ndonjë të dhënë që mund t’i çojë në identifikimin e autorëve, për të cilët ata thonë se ishin 3 persona.

Edhe kamerat e sigurisë që janë sekuestruara nga grupi hetimor nuk kanë ndihmuar për të rënë në gjurmët e atentatorëve, që dyshohet të jenë vrasës me pagesë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË KORÇË/ 38-vjeçari futet në lokal dhe rreh ish-bashkëjetuesen
Previous article NGA PLANET PËR MËMËSINË TEK E ARDHMJA E SAJ NË MUZIKË/ Fjoralba Ponari zbulon detaje nga jeta e saj

F.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET BAZË ARMËSH NË MANZË/ Arrestohet 20-vjeçari. Policia sekuestron kallashnikov, 4 pistoleta dhe qindra fishekë Aktualitet

ZBULOHET BAZË ARMËSH NË MANZË/ Arrestohet 20-vjeçari. Policia sekuestron kallashnikov, 4 pistoleta dhe qindra fishekë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Sot, kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Sot, kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin

E TRISHTË/ Humbi jetën në aksident, homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti mbahen sot në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë Aktualitet

E TRISHTË/ Humbi jetën në aksident, homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti mbahen sot në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT