• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET NGA OPERACIONI/ Dy të arrestuar të Durrës, ja për çfarë akuzohen
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET NGA OPERACIONI/ Dy të arrestuar të Durrës, ja për çfarë akuzohen

13 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale N.B., 39 vjeç dhe B. B., 38 vjeç, të dy banues në Durrës.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas.

Njoftimi i policisë:”Tendenca”/ Finalizohet operacioni, dy të arrestuar të Durrës, ja për çfarë akuzohen

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tendenca”, zbardhen 6 vjedhje të kryera në Durrës, gjatë këtij viti.

✅Kapet në flagrancë dhe arrestohet një 39-vjeçar, autor i dyshuar i 3 vjedhjeve me dhunë.

✅Në pranga edhe një shtetas tjetër, pasi vodhi artikuj dhe pajisje, në 2 biznese dhe në një automjet.

Të dy të arrestuarit, me precedent penal të mëparshëm, po për vjedhje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i punës së mirëfilltë hetimore dhe operacionale, të kryer menjëherë pas denoncimeve të marra nga qytetarët, për raste të ndryshme vjedhjesh, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tendenca”.

Në kuadër të këtij operacioni u zbardhën 6 raste vjedhjesh, 3 prej tyre me dhunë, të kryera në Durrës, gjatë vitit 2023, si dhe u arrestuan 2 autorët e dyshuar të tyre, konkretisht shtetasit:

– N. B., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi nga veprimet procedurale të kryera, rezultoi se:

  • më datë 12.03.2023, ka tentuar t’i vjedhë me dhunë, celularin, një shtetasi;
  • më datë 09.03.2023, i ka vjedhur me dhunë, varësen e floririt, një shtetasi;
  • më datë 08.03.2023, ka tentuar t’i vjedhë me dhunë, celularin, një shtetasi tjetër.

-B. B., 38 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, pasi nga veprimet hetimore rezultoi se është autor i 3 vjedhjeve, konkretisht:

  • më datë 05.02.2023, ka vjedhur kasetofonin e një automjeti;
  • më datë 20.01.2023, ka vjedhur në një market, artikuj të ndryshëm ushqimorë;
  • më datë 12.01.2023, ka vjedhur 2 pajisje (bateri) në një biznes.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS KRITIKAVE/ Erdogan sërish në zonat e tërmetit: Do të rindërtojmë gjithçka
Previous article AKSIDENT NË SHKODËR/ Makina përplas një fëmijë, dërgohet në spital

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT