• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET NGA KRIMI NË SHKODËR/ ‘Mollë sherri’ parkimi i makinës, si ndodhi vrasja e 33-vjeçarit, në kërkim fqinji i tij
Home
Breaking News

DETAJET NGA KRIMI NË SHKODËR/ ‘Mollë sherri’ parkimi i makinës, si ndodhi vrasja e 33-vjeçarit, në kërkim fqinji i tij

22 September, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë Shkodrën. Valter Fierza, 33 vjeç u vra nga një fqinj i tij. Vrasja ndodhi në fshatin Hot i Ri të njësisë Rrethina rreth orës 22:0 të së enjtes. Viktima u qëllua me automatik kallashnikov nga një person tashmë i identifikuar nga policia vendore e Shkodrës dhe i shpallur në kërkim. I gjithë konflikti nisi mes vëllait të viktimës Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar të vrasjes, Klodian Mhilli. Këta dy persona kanë debatuar me njëri-tjetrin për një parkimin e një automjeti në arë, raporton BalkanWeb.

Fillimisht debati ka nisur në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga. Rreth një orë pas këtij debati, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar. Pas debatit autori, që është edhe komshi me 33-vjeçarin ka marrë armë automatik kallashnikov dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend, raporton BalkanWeb. Menjëherë pas të shtënave disa herë kanë dalë familjarët e viktimës të cilët e kanë gjetur të vdekur në mes të rrugës, afër makinës së tij. Pas vrasjes autori i dyshuar është larguar në drejtim të paditur. Forca të shumta policie mbërritën në vendin e vrasjes bashkë me drejtorin e policisë vendore të Shkodrës Ervin Hodaj. Pas informacioneve të siguruara nga vëllai i viktimës Kolë Fierza dhe banorëve të tjerë është arritur që brenda një kohe të shkurtër të identifikohet autori i cili u shpall në kërkim.

Policia ka rrethuar zonën ku ndodhi vrasja për të bërë të mundur gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar. Po ashtu në pika të ndryshme janë ngritur grupe kontrolli për të mos lejuar që autori të largohet. Shtetasi Valter Fierza që mbeti i vrarë mësohet se bënte një jetë të qetë dhe nuk njihej si person problematik në atë lagje. Viktima dhe autori i dyshuar janë komshinj prej shumë vitesh dhe njiheshin me njëri-tjetrin. Debati mes vëllait të viktimës dhe autorit ka qenë i çastit dhe sipas informacioneve të deri tanishme më përpara palët nuk kanë pasur ndonjë debat apo konflikt në të kaluarën. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "A DO JETË BASHKËSHORTI NË PREMIERËN E FILMIT 'NË KUADËR TË DASHURISË'?" Olta Gixhari: Dori u bë tym...
Previous article KUFIZIMI I IMPORTEVE UKRAINASE TË GRURIT/ SHBA minimizon mosmarrëveshjet mes Polonisë dhe Ukrainës

s.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT