Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e Naim Bajrit mëngjesin e sotëm në Shkodër. 68-vjeçari mbeti i vrarë në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”. Ndërkohë, i plagosur në këtë atentat ka mbetur edhe Astrit Zeneli, i punësuari i Naim Bajrit.
Bajri ishte duke pirë kafen e mëngjesit me të punësuarin e tij në momentin që ka rënë pre e atentatit, ku edhe humbi jetën.
Nje automjet tip “Benz” është afruar pranë trotuarit dhe është qëlluar në drejtim të 68-vjeçarit me breshëri automatiku dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të By Passit ku edhe e kanë djegur.
Nga sa mësohet viktima ka marrë 7 plumba në trup, ndërsa i plagosuri një në krah. Ky i fundit ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.


