• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 February, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

8 February, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET NGA AKSIONI/ Bandat kriminale në Shkodër si ‘Big Brother’, zbulohen edhe 38 kamera të tjera në qytet
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET NGA AKSIONI/ Bandat kriminale në Shkodër si ‘Big Brother’, zbulohen edhe 38 kamera të tjera në qytet

25 January, 2023 shqipe.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shkodrës ka çmontuar edhe 38 kamera të instaluara nga grupet kriminale në Shkodër në shtylla elektrike, me qëllim marrjen e informacioneve mbi lëvizjen e efektivëve, duke e çuar numrin total në 59.

Policia bën me dije se kamerat ishin instaluar në 3 lagje shumë të frekuentuara të qytetit, konkretisht në lagjet “Guerrile”, “Salo Halili” dhe “Kongresi i Përmetit”, me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë.

Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna intensive për identifikimin e shtetasve që kanë instaluar këto kamera, si dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së tyre.

Më herët, gjatë fazës së parë të planit operacional policor të koduar “Fijet”, u çmontuan 21 kamera të instaluara nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës dhe nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri te rrethrrotullimi i Dobraçit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZA PËR KORRUPSION/ Prokurorë të 5 rajoneve në Ukrainë shkarkohen nga detyra
Previous article "ËSHTË PËRMIRËSUAR TURIZMI..."/ Rama: 220 ndërhyrje në territor nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit

shqipe.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt BE-së, në pranga dy të rinj në Shkodër (EMRAT) Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt BE-së, në pranga dy të rinj në Shkodër (EMRAT)

TËRMETI SHKATËRRUES/ Mbërrin në Stamboll grupi i dytë i efektivëve të FA, pjesë e skuadrës së kërkim shpëtimit Aktualitet

TËRMETI SHKATËRRUES/ Mbërrin në Stamboll grupi i dytë i efektivëve të FA, pjesë e skuadrës së kërkim shpëtimit

U KAP ME DROGË NË BRITANI/ 44-vjeçari shqiptar dënohet me 2 vjet e 8 muaj burg dhe dëbim (EMRI) Aktualitet

U KAP ME DROGË NË BRITANI/ 44-vjeçari shqiptar dënohet me 2 vjet e 8 muaj burg dhe dëbim (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Albin Kurti është i përkohshëm, Kosova është e përjetshme Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Albin Kurti është i përkohshëm, Kosova është e përjetshme

ANALIZA/ SHBA, një shtëpi e ndarë politikisht keqazi më dysh Blog

ANALIZA/ SHBA, një shtëpi e ndarë politikisht keqazi më dysh

NILDA HALILI/ Nuk është turp të ndjekësh “Big Brother” Blog

NILDA HALILI/ Nuk është turp të ndjekësh “Big Brother”

ARDIT RADA/ Modeli i shëmtuar i zengjinit në Big Brother Blog

ARDIT RADA/ Modeli i shëmtuar i zengjinit në Big Brother

FRROK ÇUPI/ E pashë shtetin duke rënë Blog

FRROK ÇUPI/ E pashë shtetin duke rënë

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT