Gjatë mbrëmjes së djeshme janë shoqëruar në komisariat Deizi Arapi dhe Marsel Buçi.
“Gangsterja e Bilishtit” dhe Buçi kanë akuzuar njëri tjetrin publikisht për makinat e deleguar, ndaj policia kërkoi të bënte një ballafaqim.
Pas mbërritjes në komisariat, Buçi ka dorëzuar një ankesë pranë AMP, ku akuzon shefin e krimeve të Devollit, Pashk Syziu.
34 vjeçari e akuzon Syziun se ka qenë i dehur dhe se e ka goditur brenda ambienteve të komisariatit.
Marsel Buçi: Mbrëmë kam dalë për kafe dhe jam konfliktuar me fjalë me Deizi Arapin e cila me ka kërcënuar dhe provokuar që unë ta godisja por nuk kam reaguar. Pas debatit më njoftuan nga familja që policia po më kërkonte në shtëpi, erdha në banesë dhe më shoqëruan në komisariat. Atje, në zyrën e shefit të krimeve, ku ishte prezent edhe një punonjëse policie, shefi i krimeve pa asnjë shkak më ka goditur në pjesë të ndryshme të trupit me grushte dhe shkelma. Nuk kam reaguar dhe kam qëndruar i qetë derisa hyri në zyrë një tjetër punonjës policie i cili e qetësoi situatën. Më pas shkoj te drejtoria e policisë dhe bëj denoncimin në AMP. Ndihem i kërcënuar, jam shumë i prekur nga kjo situatë dhe ndihem i pasigurt dhe jo i qetë. Në komisariat mbrëmë mbërriti edhe avokati im, dhe deputeti i Bilishtit Bledjon Nallbati.
Shefi i krimeve Syziu është pezulluar për tre ditë nga detyra, ndërsa po vijojnë hetimet.



