• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Kush është 23 vjeçari që u kap me kanabis në formë xhelatine e ardhur nga Kanadaja. Droga do shitej në lokalet e zonës së “5 Majit”
Home
Breaking News

DETAJET/ Kush është 23 vjeçari që u kap me kanabis në formë xhelatine e ardhur nga Kanadaja. Droga do shitej në lokalet e zonës së “5 Majit”

20 December, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 23 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, blutë gjetën 1 kg e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine.  

I riu i identifikuar si Domeniko Cibaku banues në Dibër u kap në rrugën “5 Maji”. 

Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike me vlerë 10 000 euro është trafikuar nga Kanadaja drejt Shqipërisë dhe do shitej në lokalet , në ‘5 Maji’ ku edhe u arrestua 23-vjeçari. 

Burime bëjnë me dije si i riu ndihmohej nga një tjetër person për shitjen e lëndës narkotike. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga Policia. 

Njoftimi i policisë 

Në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e tij. 

Si rezultat i veprimeve profesionale, u kap në rrugën “5 Maji” dhe u vu në pranga shtetasi: 

-D. C., 23 vjeç, banues në Dibër. 

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 kilogramë e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine,  me vlerë rreth 10 000 euro. 

Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike është trafikuar nga Kanadaja. 

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI PERSONAZHE FILMASH/ 215 vite burg! FUNDOSET grupi mafioz, kush janë tre ‘KAPOT’ që i futën tmerrin Venecias
Previous article HABIT Putin: Besoj në Zot dhe është rus! Jam i dashuruar, besoj në dashuri me shikim të parë

s.autor

Postime të ngjashme

MASAKRA E 21 JANARIT/ Braho: Presim ekspertizën nga SHBA të audio-regjistrimit të urdhrit për të qëlluar Aktualitet

MASAKRA E 21 JANARIT/ Braho: Presim ekspertizën nga SHBA të audio-regjistrimit të urdhrit për të qëlluar

ARRESTOHEN KUSHËRINJTË PAS SHERRIT FAMILJAR NË TIRANË/ Njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale Aktualitet

ARRESTOHEN KUSHËRINJTË PAS SHERRIT FAMILJAR NË TIRANË/ Njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale

E PËSON KEQ/ Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 2-vjeçarit, arrestohet edukatorja në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 2-vjeçarit, arrestohet edukatorja në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT