• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ I vodhi llogarinë në Snapchat 16-vjeçares për ta shantazhuar që të kryenin marrëdhënie, arrestohet 17-vjeçari
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ I vodhi llogarinë në Snapchat 16-vjeçares për ta shantazhuar që të kryenin marrëdhënie, arrestohet 17-vjeçari

20 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Lezhës ka arrestuar një 17-vjeçar, që pasi i ka vjedhur adresën e Snapchat-it një 16-vjeçareje, e ka shantazhuar atë.

Adoleshenti e shantazhonte 16-vjeçaren se do i publikonte foto intime, në rast se ajo nuk kryente marrëdhënie seksuale me të.

Njoftimi i policisë:

I vodhi llogarinë në Snapchat, një 16-vjeçareje, për ta shantazhuar, si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari.

Menjëherë pas njoftimit nga gazetarët e emisionit “Piranjat”, se një e mitur shantazhohej nëpërmjet një llogarie të vjedhur, në rrjetin social Snapchat, se do t’i publikoheshin foto personale, nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me shtetasin që e shantazhonte, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë organizuan punën për vënien në pranga të autorit.

Si rezultat, u bënë të mundura kapja dhe arrestimi i një shtetasi 17 vjeç, banues në Lezhë. Veprimet procedurale me të për këtë rast, vijojnë të kryhen në prezencë të familjarëve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Lezhës falënderon gazëtarët e emisionit “Piranjat”, për denoncimin e rastit, si dhe fton ata, median dhe qytetarët që të kallëzojnë çdo rast paligjshmërie që hasin. Reagimi ndaj autorëve të tyre do të jetë i menjëhershëm dhe me ashpërsinë e ligjit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NDAJ BEJTJES/ Pasi e përdori makinën, e çoi për ta larë në lavazh: Si ra policia në gjurmët e njërit prej ekzekutorëve
Previous article "DO PËRDORIM ÇDO MJET..."/ Zyrtari i lartë amerikan paralajmëron shpallje “non grata” të zyrtarëve në Shqipëri

s.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT