Nje vajze e re ka mbetur e plagosur pas perplasjes se dy automjeteve ne aksin Burrel-Skuraj. “Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve është lënduar pasagjerja shtetasja G.S, rreth 18 vjeçe, që udhëtonte me mjetin tip ‘BMW’”- njofton policia.
Informacioni paraprak
Në aksin rrugor ‘Burrel-Skuraj’, në një kthesë në vendin e quajtur Vablin, janë përplasur dy automjete dhe konkretisht mjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin, A.S, dhe mjeti ‘trailer’ me drejtues shtetasin Xh.Ll.
Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve është lënduar pasagjerja shtetasja G.S, rreth 18 vjeçe, që udhëtonte me mjetin tip ‘BMW’ , e cila pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Laçit, është nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.
Nuk ka persona të tjerë të lënduar.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.