Janë zbuluar detaje të reja nga grabitja në degën e BKT në Koplik.
Te autorët, dyshohet se kanë grabitur 4 mln lekë të vjetra, i mijë USD dhe 1 mijë euro.
Kanë qenë tre persona që kanë hyrë të maskuar për të grabitur paratë e filialit të bankës. Ata kanë hyrë në bankë rreth orës 14:10 minuta të ditës së djeshme. Në ambientet e bankës veç punonjësve ka pasur dhe klientë, që janë terrorizuar. Nën kërcënimin e armëve morën paratë dhe u larguan me një mjet “Volkswagen” ngjyrë të errët.
Pak minuta më pas në dalje të qytetit, rrugës për në Bajzës i vunë zjarrin makinës në mes të rrugës. Më pas ndaluan një Benz në të cilin ndodheshin tre persona. I kërcënuan me armë dhe i zbritën nga mjeti. Grabitësit morën benzin dhe mësohet se u larguar në drejtim të Hanit të Hotit.