• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

10 June, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër, ku 15-vjeçari Arbër Peçi është mbytur në pishinën private ‘Glow’.

Mësohet se adoleshenti ka bërë me shenjë për ta nxjerrë nga uji, por askush nuk denjoi të hidhej për t’i dhënë ndihmën e parë. Prej burimeve nga grupi hetimor mësohet se Arbër Peçi ishte nisur për në pishinë në orën 09:30 nën shoqërinë e dy shokëve të tij. Teksa këta të fundit u ulën në shezlongët përbri pishinës, Arbri u zhyt në ujë.

Pas pak minutash ai ka bërë me shenjë që ta ndihmonin të dilte në ujë por askush nuk ndërhyri. Pas kësaj, dy shokët e tij ngritën alarmin e më pas u lajmërua Policia e Gjirokastrës. Version i deritashëm zyrtar, është se 15-vjeçari ka pësuar atak kardiak pasi ra në kontakt me ujin, temperatura e të cilit ishte shumë gradë më poshtë sesa normalja. Ndonëse nuk është kryer autopsia në trupin e fëmijës, ky është version i deritashëm zyrtar. I ngelet familjarëve që të vlerësojnë nëse janë të dakordësuar me këtë version, apo do të kërkojnë autopsi.

Nga ana tjetër, pishina dyshohet se nuk ka përmbushur kriteret kryesore të funksionimit të saj në raste emergjente. Nëse nuk ka instruktorë apo ekspertë shpëtimi në rast rreziku, duhej të kishte tabelë që paralajmëron njerëzit për rreziqet. Prokuroria e Gjirokastrës ende nuk ka marrë në dispozicion pamjet filmike. Deri më tani janë shoqëruar në polici shtatë persona prej të cilëve dy shokët e të ndjerit, ndërsa pjesa tjetër personel i pishinës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti
Previous article "RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës

s.autor

Postime të ngjashme

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT