• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Vrasja në Don Bosko, kontrolle në 22 banesa, të larguar dhe verifikime përmes ADN
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET E REJA/ Vrasja në Don Bosko, kontrolle në 22 banesa, të larguar dhe verifikime përmes ADN

11 April, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Tiranës me vendim gjykate ka dërguar policinë në 22 banesa për të ushtruar kontrolle lidhur me zbardhjen e atentatit në Don Bosko ku mbeti e vrarë 58 vjeçarja Mimoza Paja.

Burime pranë prokurorisë thanë se kontrollet janë ushtruar në Vlorë, Laç e Mamurras, LezhË dhe Shkodër, pasi informacionet në rrugë operative përforcuan dyshimet se pas ngjarjes janë persona me lidhje miqësie, apo të njohur të Ervis Martinaj, i zhdukur prej disa kohësh.

Në Vlorë, gjatë kontrollit në banesën e një të dyshuari, Rodrigo Shemsho, u gjetën 40 mijë euro dhe një pistoletë, por dyshohet se vetë ai është larguar jashtë vendit. Ndërkohë gjatë kontrolleve të tjera, një pjesë të personave u është kërkuar marrja e ADN-së.

Nga ana tjetër hetuesit thanë për A2 CNN se do të kërkohet marrja në pyetje e disa prej personave njëri prej tyre i plagosur në vitin 2018 në zonën e ish-Bllokut, ku i plagosur mbeti dhe vetë Martinaj.

Mimoza Paja viktima e pafajshme e atenatit të marsit në zonën e Don Boskos nuk ishte shënjestër e sulmit. Autorët qëlluan me breshëri në drejtim të lokalit në pronësi të Fatjon Muratit.

Ai u arrestua në fillim të shkurtit 2022, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, si poseduesi i armëve të zjarrit të gjetura në një kompleks rezidencial në kryeqytet.

Emri i Fatjon Muratit doli në skenë edhe pas vrasjes së 3-fishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës ne korrik 2022, kur humbën jetën Brilant Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha. Prokuroria nxori një listë personash, mes të cilëve ishte dhe Fatjon Murati, si person që mund të kishte dijeni për ngjarjen.

Pas ngjarjes së rëndë në Don Bosko policia shkoi ta merrte në pyetje pasi ndodhej në arrest shtëpiak, por nuk e gjeti të riun në banesë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PS ÇEL FUSHATËN/ Rama: Sa shumë dëme do ishin shmangur pa votën e PD
Previous article "JEMI..."/ Ja çfarë tha Bora që të gjithë po mendojnë se ajo është shtatzënë

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT