• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Viktima më e re në Shqipëri, nga se vuante 21-vjeçarja e cila humbi jetën nga Covid
Home
Sociale

DETAJET E REJA/ Viktima më e re në Shqipëri, nga se vuante 21-vjeçarja e cila humbi jetën nga Covid

15 July, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Covid-19 i ka marrë jetën mijëra njerëzve në mbarë botën, të moshave të ndryshme. I konsideruar fillimisht si një virus i rrezikshëm për moshën e tretë, nuk janë të pakta rastet që jetën e kanë humbur edhe pacientë në moshë të re.

Në Shqipëri, këtë të mërkurë ky virus mori pacienten e parë të re. Ajo ishte një vajzë vetëm 21-vjeçe, gjendja shëndetësore e së cilës u përkeqësua në mënyrë të menjëhershme, duke mos mundur të mbijetonte.

Zyrtarisht autoritetet thonë se ky përkeqësim që çoi dhe në vdekjen e së resë erdhi si pasojë e tromboembolisë fulminante. Ajo vuante nga Sindromi Metabolik.

Por çfarë është Sindromi Metabolik?

Sindromi metabolik është një grup gjendjesh, që përfshin presion të lartë të gjakut, sheqer të lartë në gjak, yndyrë trupore rreth belit dhe nivele të larta të kolesterolit ose triglicerideve. Të gjitha këto së bashku bëjnë që personi që vuan nga ky sindrom të jetë i rrezikuar nga sëmundje të zemrës, goditje në tru e diabet.

Kjo sindromë lidhet ngushtë me mbipeshën, pasivitetin fizik, faktorët genetikë dhe plakja.

Sipas Heart.org, sindroma metabolike është një sëmundje serioze që përllogaritet se prek rreth 23 përqind të të rriturve.

Ndonëse e rrezikshme, kjo sëmundje mund të mbahet nën kontroll duke rënë në peshë, duke bërë më shumë aktivitete fizik, duke mbajtur një dietë të shëndetshme ushqimore dhe duke mbajtur nën kontroll glukozën, kolesterolin dhe presionin e gjakut.

Sa e rrezikshme është tek të rinjtë kjo sëmundje?

Për shkak të prevalencës në rritje të obezitetit, kjo sindromë po kthehet në një problem serioz shëndetësor edhe tek fëmijët dhe adoleshentët në mbarë botën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKON FATIN E POLITIKËS/ Kryemadhi: Rudina Hajdari ka për të dalë forcë e tretë, Edi Rama forcë e katërt
Previous article MË NË FUND/ "Spotify" u lançua edhe në Shqipëri dhe ja çfarë duhet të dini!

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi...

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT