Sipas dokumenteve të siguruar nga ReportTv ka qenë banorët e lagjes pranë gjykatës së apelit Durrës që kanë pikasur një Dron që fluturonte në zonë.
Ata kanë pikasur një djalë me kapele, doreza dhe një qese. E në momentin që ata e kanë ndjekur për afro 150 metra e kanë ndaluar në një shtëpi të braktisur për t’ia dorëzuar më pas policisë. Ata i kanë sekuestruar qesen ku ndodhej një pult i dyshuar droni një kapele me shënimin Sport dhe një qese me dorezat e dorës.
I pyetur nga banorët se përse ndodhej aty dhe a ishte ai me dronin, Metaj ka mohuar të ketë lidhje me dronin dhe është larguar me vrap për ti shpëtuar banorëve, të cilën e pikasën pak para shpërthimit në lagjen e tyre pranë Kantinës.
Ata kanë mësuar se i ndaluari quhej Gentjan Metaj, dhe brenda qeses së tij kanë gjetur dhe një telefon të thyer.
Metës i është kontrolluar dhe lokal Il CapitaNo pranë kepit të Rodonit por nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm, veç një armë zjarri pistoletë me 7 fishek gjetur në mjetin e tij fiat panda.