• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Plagosja e policit Anxhelo Kumaraku, fqinji që e ishte me të dyshohet si objektiv, kishte thyer arrestin shtëpiak
Home
Breaking News

DETAJET E REJA/ Plagosja e policit Anxhelo Kumaraku, fqinji që e ishte me të dyshohet si objektiv, kishte thyer arrestin shtëpiak

18 May, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur pas mesnate në zonën e Shkozës në Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri efektivi i policisë Anxhelo Kumaraku.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se në momentin e atentatit, Kumaraku ndodhej pranë banesës së tij i shoqëruar nga një komshi, i cili rezulton të jetë person me masë sigurie “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje.

Sipas dyshimeve paraprake, objektiv i atentatit dyshohet të ketë qenë pikërisht komshiu i efektivit. Dyshohet se ngjarja mund të lidhet me prishje pazaresh droge me persona të tjerë.

Po ashtu, mbetet ende e paqartë përse efektivi i policisë shoqërohej me personin që ndodhej në “arrest shtëpie”, ndërsa nga hetimet rezulton se ky i fundit kishte thyer masën e sigurisë në momentin e ngjarjes.

Burimet bëjnë me dije se efektivi i plagosur nuk kishte njoftuar strukturat policore për shkeljen e masës së sigurisë nga komshiu i tij.

Ndërkohë, Anxhelo Kumaraku ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH EDHE KJO/ Tentojnë të djegin mbi 20 mjete të rënda në Akërni, shkrumbohet një fadromë. Policia në kërkim të autorëve
Previous article DOSSIER/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova: Kompozitori i famshëm Shostakoviçi vdiq në 1975-ën dhe në funeralin madhështor që u organizua nga Partia Komuniste…

s.autor

Postime të ngjashme

"PLAS" SHERRI NË QENDËR TË TIRANËS/ Shoferi i autobusit dhe i makinës godasin njëri-tjetrin me leva Aktualitet

"PLAS" SHERRI NË QENDËR TË TIRANËS/ Shoferi i autobusit dhe i makinës godasin njëri-tjetrin me leva

ARRESTIMI DHE DËNIMI ME BURG I 34-VJEÇARES BASHKË ME FOSHNJËN/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar një plan... Aktualitet

ARRESTIMI DHE DËNIMI ME BURG I 34-VJEÇARES BASHKË ME FOSHNJËN/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar një plan...

PUNËSIMI I MUÇI SHALJANIT NË POLICI/ Dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë Aktualitet

PUNËSIMI I MUÇI SHALJANIT NË POLICI/ Dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT