Të shtëna me armë drejt një 37vjeçari në qytetin e Lezhës kanë alarmuar banorët.
Sipas informacioneve të para, mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë Katedrales.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa ben me dije se “Rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë është paraqitur shtetasi A.K. vjeç 37, banues në Lezhë i plagosur lehtë në këmbë dyshuar nga armë zjarri.”
Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta.
Njoftimi i policise:
Policia identifikon autorin e plagosjes së 37 vjeçarit
Vijon ndjekja për kapjen e tij
Rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë është paraqitur shtetasi A.K. vjeç 37, banues në Lezhë i plagosur lehtë në këmbë dyshuar nga armë zjarri.
Në vendngjarje në qytet Lezhë, kanë mbërritur menjëherë forcat policore ku nga hetimet paraprake kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin A.D. ku punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.
Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta.
Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.