• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DETAJET E REJA/ Pas vdekjes tragjike të 20 vjeçares në Greqi, bashkëshorti merr vajzën 11 muajshe dhe vendos që…
Home
Nderkombetare

DETAJET E REJA/ Pas vdekjes tragjike të 20 vjeçares në Greqi, bashkëshorti merr vajzën 11 muajshe dhe vendos që…

26 May, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Burri i 20-vjeçares, Karolinë, që u vra në mënyrë barbare nga grabitësit, mëngjesin e 11 majit, në Glyka Nera, në Greqi, ka vendosur që të ndërrojë vendbanimin.

Ai ka marrë vajzën e tij 11 muajshe dhe ka vendosur të jetojë diku tjetër, por nuk dihet ende se në cilin vend. Ai së shpejti do të zbrazë të gjithë shtëpinë dhe do ta lërë atë përgjithmonë shkruajnë mediet vendase.

Ndërkohë policia është duke vijuar hetimet dhe po kërkon mostra të materialit gjenetik në 10 deri në 20 objekte që mendohet se janë prekur ose kanë lëvizur autorët e krimit.

Burri zbulon karakteristikat e autorit

E ndërsa analistët dhe grupi hetimor grek dyshojnë se autorë të kësaj ngjarjeje janë shtetas shqiptarë dhe romë, pjesë të një bande të rrezikshme, bashkëshorti i Karolinë, që mundi t’i mbijetojë sulmit ka zbuluar karakteristikat e njërit prej tyre. Ai thotë se në momentin që një prej grabitësve shkoi për të neutralizuar gruan e tyre, atij i ra kapuçi i zi me të cilin kishte mbuluar fytyrën dhe kështu ai arriti që ta shquante atë, shkruajnë mediet greke. 

Sipas dëshmisë së pilotit 32-vjeçar dhënë për autoritetet greke ai tha se vrasësi i gruas së tij ishte rreth 30 vjeç, me lëkurë të errët, i gjatë dhe i shëndetshëm. Policia vlerëson se autorët janë persona me elementë të thekuar anti-shoqëror përderisa e mbytën 20-vjeçaren. Ata analizojnë se në tentativën për të mbytur një person duhet kohë dhe në këtë moment ata kanë mundësi të tërhiqen. Por ata nuk e bënë këtë gjë duke i marrë jetën të resë.

Kjo tregon qartë qëllimin e tyre “për të vrarë”. Në një grabitje, qëllimi është paraja. Vrasja është e panevojshme për realizimin e këtij qëllimi, thonë ata. Nuk ishte e nevojshme të vritej për të arritur qëllimin. Policia thotë se autorët mund të kenë përdorur drogë dhe në këtë mënyrë nuk kanë mundur të kontrollojnë reagimet e tyre.

“E mora vesh që kishte vdekur vetëm kur erdhi policia dhe më liroi”

Bashkëshorti i 20-vjeçares, Karolinë, e cila u vra nga grabitësit në Greqi ka treguar se e kuptoi që partneres së tij i kishin marrë jetën vetëm kur policia erdhi në shtëpi dhe e liroi.

“E kuptova që gruaja ime kishte vdekur kur policia erdhi dhe më la të lirë . Për fat të mirë, vajza ime është mirë. Kushdo që di diçka, jam i sigurt se do të ndihmojë”, tha ai.

Nga sa kanë hetuar deri më tani, autoritetet besojnë se autorët janë pjesë e një bande që kanë kryer edhe grabitje të tjera të dhunshme. Rezultatet e laboratorëve mjeko-ligjorë të Policisë Greke për gjurmët e ADN-së dhe gjurmëve të gishtërinjve do të përdoren për të identifikuar autorët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Kryetari i ardhshëm i PD, nuk po kandidon më 13 qershor
Previous article PLAGOSJA ME ARMË ZJARRI NË VLORË/ Policia informacion zyrtar për ngjarjen: Rrethanat ende të paqarta...

F.autor

Postime të ngjashme

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës Botë

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës

TMERR NË LOS ANGELES/ Makina godet dhe plagos 6 këmbësorë, shoferi arrestohet pas ndjekjes nga policia Botë

TMERR NË LOS ANGELES/ Makina godet dhe plagos 6 këmbësorë, shoferi arrestohet pas ndjekjes nga policia

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran Botë

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT