Kejvina Kthjella është marrë në pyetje nga policia, pas atentatit të ndodhur në Shkozet ndaj prokurorit Arjan Ndoji.
Kjo, për shkak te telefonatave dhe sms-ve të modeles 24-vjeçare, me të arrestuarin për atentatin, Redjan Rraja.
Burime policore thanë se modeles i është sekuestruar telefoni dhe mund të merret sërish në pyetje, nëse do jetë e nevojshme.
Duke marrë në pyetje 24-vjeçaren, policia shpreson të gjejë të dhëna që mund t’i hyjnë në punë mbi 34-vjeçarin Rraja, i njohur ndryshe me nofkën ‘Dara’.
Mësohet se Kthella kishte komunikime të shpeshta me Rrajën dhe se kishte në përdorim një supermakinë luksoze në pronësi të tij.