• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Largoi me makinë autorët, kush është i arrestuari për atentatin ndaj prokurorit Ndoji
Home
Breaking News

DETAJET E REJA/ Largoi me makinë autorët, kush është i arrestuari për atentatin ndaj prokurorit Ndoji

6 May, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ky është 29-vjeçari Arjol Halilaj, i arrestuar si bashkëpuntor i Redjan Rrajës në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji në Nëntor të vitit të kaluar. Tv Klan ka siguruar foton ekskluzive të personit që u arrestua nga policia dje.

Nga informacionet për Arjol Halilajn dihet vetëm se banon në zonën e plazhit në Durrës, ndërsa burime nga grupi hetimor thanë se ka dyshime të forta se ai është vrasës me pagesë.

Nuk jepen detaje për precedentë penalë të mëparshëm, por dihet që tek 29-vjeçari Arjol Halilaj u arrit nga telefoni i Redjan Rrajës, i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoji, në Nëntor të vitit të kaluar thanë burime të policisë për Tv Klan.

Është fjala për atentatin në mbikalimin e Shkozetit, ku nga breshëritë e armëve mbetën të plagosur Arjan Ndoji, prokuror i Durrësit, miku i tij, Aleksandër Laho dhe u qëllua për vdekje shoferi 24-vjeçar, Andi Maloku.

Në njoftimin që policia shpërndau për mediat qartësohet dhe roli i Arjol Halilajt në atentat. Ai konsiderohet bashkëpunëtori kryesor i autorëve të ngjarjes. Kur dy personat që qëlluan prokurorin e Durrësit braktisën makinën, ky shtetas i ka transportuar ata me mjetin e tij.

Mësohet se provë tjetër që përfshin 29-vjeçarin në ngjarjen e mbikalimit të Shkozetit janë edhe pamje të kamerave të sigurisë përgjatë autostradës.

Atentati ndodhi në 1 Nëntor të vitit tëkaluar rreth orës 16.13 minuta, ndërsa tre personat që u qëlluan me breshëri armësh ishin duke lëvizur me makinë.

Deri më tani, për ngjarjen ka qenë i arrestuar 34-vjeçari nga Nikla e Krujës, Redjan Rraja, ndërsa është gjetur mjeti që u braktis pas atentatit, një Benz dhe dy kallashnikovë, dy maska, një sasi lënde djegëse dhe sende të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO NA PËLQEN SHUMË/ Trendi i momentit në karantinë është look-u i ri i Dafina Zeqirit! (FOTO)
Previous article THEU KARANTINËN/ Zbulohet arsyeja pse udhëtoi Tayna në Zvicër (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT