Eksperti Ervin Karamuço tha për Euronews Albani se Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” prej kohësh ka pasur dosje penale.
“Hetimi po vazhdon, po mblidhen deklarata dhe prova për Fredi Belerin. Zoti Beleri ka një historik shumë të gjatë, i survejuar, i përgjuar për shumë vepra të tjera penale të dyshuara.
Unë kam pasur një rast që e kam intervistuar në mënyrë të drejtpërdrejtë zotin Beleri, ajo ka qenë një ‘fition’, por informacionet që janë aty vlejnë shumë. Ngjarjen e Peshkëpisë ne akoma e studiojmë në Universitetin e Drejtësisë”,- Eksperti Ervin Karamuço.


