• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ I fusnin brenda çiftelive dhe mobilieve, zbardhet skema e grupit që trafikonin armë drejt Anglisë
Home
Breaking News

DETAJET E REJA/ I fusnin brenda çiftelive dhe mobilieve, zbardhet skema e grupit që trafikonin armë drejt Anglisë

3 August, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen detaje të reja nga grupi prej 6 personash që merrej me trafik armësh nga vendi ynë drejt Britanisë së Madhe.

Klan News ka mësuar rolin që ka pasur secili nga 3 të arrestuarit në vendin tonë dhe që Gjykata e Posaçme u caktoni masën e sigurimit “arrest në burg”. Burime për Klan News kanë bërë me dije se Abdulla Hoxha merrej me sigurimin e armëve ose pjesëve të tyre dhe municionin luftarak. Ndërsa Bojken Turtuli kishte rolin e transportuesit të armëve drejt Anglisë për llogari të tre personave të shpallur në kërkim. Rifat Avdija ishte administrator i fabrikës ku prodhoheshin mobiliet.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se gjatë kohës kur orenditë shtëpiake si tavolina dhe kolltuqe prodhoheshin atyre ju bëheshin edhe sirtare apo vende shtesë brenda të cilëve futeshin armë ose pjesë të tyre për t’i dërguar me furgona në Britaninë e Madhe. Madje në një raste sipas hetimeve rezulton që të jenë përdorur edhe çifteli për të bërë trafikun e municionit.

Porositës të armëve sipas hetimeve të SPAK rezultojnë që të jenë 3 personat e shpallur në kërkim nga drejtësia jonë me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë. Grupi hetimor ka dyshime se ato jetojnë në Angli dhe se armët u duheshin për ngjarje kriminale. Për këtë çështje SPAK është duke bashkëpunuar edhe me autoritetet britanike për të bërë të mundur arrestimin e tre të dyshuarve. SPAK ka dyshime se ata janë persona me precedent penal dhe për këtë arsye blenin armë.

Në cilësinë e provës materiale , u sekuestruan 24 pistoleta, 1 Kallashikov, qindra fishekë, lazera që i montohen armëve speciale për qitje në distancë dhe disa pajisje optike, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale, 4 automjete, 8 celularë, karta sim, 2 laptop dhe 2 thika. Ky operacion vjen pas atij të vitit 2023 ku u sekuestruan 8 pistoleta glock brenda sirtarit të një tavoline.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRIKA PËR LUFTË/ SHBA iu kërkon qytetarëve të saj të lenë Libanin
Previous article E RËNDË/ Shkrumbohet nga flakët banesa në Vlorë, dyshohet se…

s.autor

Postime të ngjashme

KUSHTETUESJA SËRISH NË FAVOR TË VELIAJT: Shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë Aktualitet

KUSHTETUESJA SËRISH NË FAVOR TË VELIAJT: Shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

SURPRIZON MOTI/ Stuhi shiu e breshëri në Korçë, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim Aktualitet

SURPRIZON MOTI/ Stuhi shiu e breshëri në Korçë, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

TEMPERATURAT E LARTA/ Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës! Ja kur do ofrohen shërbime për qytetarët Aktualitet

TEMPERATURAT E LARTA/ Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës! Ja kur do ofrohen shërbime për qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT