• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ “Eskobari i Shqipërisë” Met Kanani, si u bë tregtari i llamarinave, baron droge në Turqi
Home
Breaking News

DETAJET E REJA/ “Eskobari i Shqipërisë” Met Kanani, si u bë tregtari i llamarinave, baron droge në Turqi

23 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Met Kanani, i cili në Turqi është etiketuar si “Eskobari i Shqipërisë”, është arrestuar pas një aksioni të antidrogës në qytetin e Bodrumit.

Met Kanani me orgjinë nga Memaliaj drejtonte rrjetin e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Turiqsë, por edhe trafikun e heroinës nga Afganistani.

Report TV mëson se Met Kanani fshihej prej vitesh në Turqi, por ai ka edhe një biznes në qytetin e Fierit.

Duke iu referuar të dhënave të QKR-së, Met Kanani është pronari i vetëm i kompanisë “Albtek”, me seli në Fier dhe që merret me tregti, eksport-import, si dhe disa funksione të tjera.

Kjo kompani në QKR është me status të pezulluar dhe është krijuar në 28 tetor të 2005-ës.

Met Kanani u arrestua në Turqi, bashkë me 10 persona të tjerë, pasi sapo kishin trafikuar 1.1 ton kanabis drejt Turqisë.

Sipas mediave në Turqi, Met Kanani është personi që ka tentuar të trafikojë në nëntor të 2017-së 1.6 ton kanabis, që u kap nga policia greke pas një përleshje në det.

Ka qenë Met Kanani personi që dyshohet se ka tentuar të çojë në Greqi këtë sasi droge.

Njerëzit e tij janë përplasur me policinë, aq sa u desh ndërhyrja edhe e një helikopteri nga ajri për të plagosur personat që ishin në bordin e anijes që po bënte trafikimin e kanabisit.

Pavarësisht se u kapën njerëzit e baronit të drogës në Turqi, Met Kanani nuk u arrit të arrestohej dot nga policia greke në atë kohë.

Mediat turke theksojnë faktin se Met Kanani, që njihet edhe me emrin Met Metalli, cilësohet edhe si “baron i madh i drogës”, pasi kontrollon edhe rrugët e trafikut të heroinës nga Afganistani, Irani dhe Turqia drejt Europës.

Met Kanani njihet edhe me emrat “Hiqmet” dhe “Nimet”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Air Albania”, Rama takohet me shefin e Turkish Airlines. Ja lajmi i mirë që jep
Previous article SHBA/ Ministri Xhafaj takim me drejtues të DEA-s: "Forca e Ligjit" godet grupet trafikante

Ina.Autor

Postime të ngjashme

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin Aktualitet

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut Aktualitet

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT