Atentati i së premtes në Shkodër, ku u ekzekutua Naim Bajri dhe u plagos punëtori i tij Astrit Zeneli, nuk do jetë shumë i lehtë për tu zbardhur.
Sipas infomracioneve mësohet se në automjetin që autorët përdorën në ngjarje e më pas e dogjën, nuk është gjendur asnjë provë e vlefshme për hetimet.
Sipas burimeve makina tip “Benz” është djegur plotësisht, duke ja bërë të vështirë punën hetuesve për gjetjen e provave që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve. Ndërkohë, pamjet e kamerave të sigurisë të sekuestruara në vendin e ngjarjes dhe në në rrugë të ndryshme të qytetit, kanë kapur jo vetëm vrasjen, por edhe internerarin e largimit.
Autorët të cilët deri më tani dyshohet të jenë 2 persona që kanë marrë pjesë aktive në vrasje, pritet të gjurmohen nëpërmjet një numri të lartë të kamerave të sigurisë të sekuestruara në lagjet e qytetit të shkodrës ku ata u larguan, si dhe në të gjithë zonën pranë djegies së mjetit. Në polici për ngjarjen gjatë këtyre dy ditëve janë shoqëruar rreth 30 persona.


