• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ E ëma e Eljo Hatos, maska e dy pasurive të Vis Martinajt. Apartamentin ia dhuroi një gruaje 45 vjeçe
Home
Breaking News

DETAJET E REJA/ E ëma e Eljo Hatos, maska e dy pasurive të Vis Martinajt. Apartamentin ia dhuroi një gruaje 45 vjeçe

16 February, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

E ëma e një eksponenti kriminal, që kishte lidhje shoqërore me biznesmenin Ervis Martinaj, rezulton të ketë përfituar disa pasuri, të dhuruara nga vetë “mbreti” i kazinove në Shqipëri.

Bëhet fjalë për shtetasen nga Shkodra Bisere Hato, e cila në dosjen e prokurorisë SPAK rezulton të jetë e ëma e Esmeraldo alias Elio Hato.

Një personazh ky që njihet si njeri i afërt me Ervis Martinaj, duke u ekspozuar në ngjarjen e masakrës së 4 Tetorit 2018 të ndodhur në ish-bllok, ku Hato mbeti i plagosur rëndë.

Në dosjen hetimore të siguruar thuhet se Bisere Hato ka përfituar nga Ervis Martinaj përmes kontratave të dhurimit, dy pasuri. Një pasuri prej 120 m2 me vlerë 8 milion lekë të vjetra, që është blerë nga biznesmeni dhe i është dhuruar më pas Hatos.

Ndërsa një tjetër pronë Truall+Ndërtesë me vlerë 84 milion e 500 mijë lekë të vjetra, është pasuria e dytë që i është dhuruar nënës së Eljo Hatos.

Por SPAK, ka ngritur dyshime të forta se pavarësisht se këto pasuri janë dhuruar me deklaratë noteriale, sërisht ato menaxhohen në mënyrë të pandërprerë nga Ervis Martinaj dhe njerëzit e familjes së tij.

Kjo tregon se kontratat e dhurimit të rregjistruara në hipotekë, kanë qënë “fiktive” duke përdorur Bisere Haton si maskim me qëllim fshehjen e pronarit real të pasurisë.

Një tjetër pronë ku Ervis Martinaj del dhurues, është një apartament 105 metra katror në rrugën “Dervish Hima”, që ndodhet pas stadiumit “Air Albania”.

Këtë pasuri Martinaj ja ka dhuruar 46-vjeçares Gelmona Tarja. Ndërsa një pasuri tjetër që SPAK ka dyshime të forta se është dhuruar, rezulton të jetë një vilë në Surrel. Prona ndodhet shumë pranë rrugicës, ku ndodhet vila e kryeministrit Edi Rama në fshatin Surrel.

Kjo pasuri rezulton të jetë në emër të biznesmenit Fatmir Vuthaj. Por SPAK, ka dyshime të forta se pronari real i blerjes së kësaj prone, është pikërisht Ervis Martinaj.

Një muaj pas blerjes së vilës dhe rregjistrimit të saj në hipotekën e Tiranës, Fatmir Vuthaj ka firmosur një kontratë qëraje me Ervis Martinaj, duke ja lënë këtij të fundit të drejtën e banimit në këtë vilë.

Në fillim të muajit Janar 2023, kjo pronë është kontrolluar nga forcat RENEA dhe FNSH-ja, me shpresën e gjetjes së gjurmëve të Ervis Martinaj.

Por në banesë policia nuk gjeti asgjë veç disa rrobave të tij dhe një pasaporte kosovare me foton e Martinaj dhe emrin Admir Kaca. Prej 6 muaj Ervis Martinaj vijon të qëndrojë i zhdukur.

Ende policia nuk ka një version zyrtar se çfarë ka ndodhur me Martinaj, mbrëmjen e 8 Gushtit, kur ai po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Shijakut.

Prej 17 Majit, Martinaj u shpall në kërkim nga prokuroria e posaçme SPAK, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit se ai e kishte paguar 500 mijë euro në këmbim të vrasjes së Endrit Dokles./OraNews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VITI I KALUAR KISHTE..."/ Arjola: Ky Big Brother është shumë toksik, i dhunshëm
Previous article DETAJET/ ‘Zgjidhet’ kreu i ri i Al Qaeda-s, kush do ta drejtojë organizatën famëkeqe

F.autor

Postime të ngjashme

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person...

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua Aktualitet

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT